• |
ide | kryesore

Meta kthen me dekret ndalimin e koalicioneve në zgjedhje. I drejtohet Venecias

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsh në Kuvend, Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëashme nga Edi Rama dhe të rekrutuarit e tij brenda opozitës së re qe kishte si qëllim tv pengonte opozitvn të garonte brenda një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme.

Në dekret ky veprim argumentohet me faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin. Po ashtu, në këtë dekret thuhet se kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e ‘5 qershorit’. “Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme” lexohet në argumentimin prej 81 faqesh të hartuar nga presidenca.

Duke theksuar se ndryshimet e nëanshme të kodit zgjedhor u bënë pa konsensus me opozitën si dhe duke injoruar kërkesën e saj për tu konsultuar me OSBE-ODHIR, presidenti i është drejtuar Komisionit të Venecias në të cilin ka fituar deri më tani tre beteja juridike kundër shumicës qeverisëse. “Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga Kryetari i Opozitës së Bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces”, thuhet në argumentim.

Ndonëse shumica parlamentare nuk ka gjasë të tërhiqet nga ajo që ka votuar gje që e ka konfirmuar edhe rama me gojën e tij, Meta i bëri sërish mazhorancës një ftesë për reflektim. Por më shumë sesa për të kthyer mbrapsht këtë ndryshim rregullash loje në favor të PS, duket se tani beteja po bëhet për të fituar betejën morale në sytë e publikut.

Pikat kryesore të argumentimit të Metës kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Pengon integrimin

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në datë 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare. Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Anashkalon rekomandimet e Venecias

Këto ndryshime të njëanshme në Kodin Zgjedhor janë në kundërshtim flagrant me parimet dhe standardet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme;

Diskriminon opozitën

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare;- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor cenojnë frymën dhe themelin e dakordësisë së arritur në vend përmes Marrëveshjeve të forcave politike të datës 14 Janar dhe 5 Qershor 2020, të cilat kishin si qëllim të garantonin një minimum standardesh për zgjedhjet në Shqipëri;

Favorizon PS

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor përpiqen të krijojnë një ambient elektoral rregullash që favorizojnë mazhorancën qeverisëse ku përmes rregullave ambigue e të fshehura, ato do të ndikojnë në leximin real, të qartë dhe objektiv të vullnetit të sovranit në këtë proces zgjedhor;

Polarizon skenën politike

Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, krijojnë rrezik që procesi para-elektoral, ai i fushatës elektorale, i votimit, numrit, dhe ai ankimor deri në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, të zhvillohet nën një klimë të polarizuar politike, antagoniste, të mungesës së besimit ndërmjet palëve, që rrjedhimisht mund të sjellin si pasojë cenimin e standardeve zgjedhore, prishjen e paqes sociale dhe mundësinë e rritjes së tensionit në jetën shoqërore në vend;

Ndryshon rregullat në mes të garës

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, janë realizuar ndërkohë që Presidenti i Republikës që prej datës 6 shtator 2020 me Dekretin nr. 11700, ka caktuar datën e zgjedhjeve për Kuvendin, ditë e diel, datë 25 prill 2021, duke prishur kështu rregullat e një procesi zgjedhor që tashmë ka filluar, në shkelje të parimeve demokratike;

Cënon barazinë e votës

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. U habita mbrëmë kur në emisionin Open të Top Channel, si temë debati ishte vënë “mëkati i madh” i Metës se ju paska dhënë shtetësinë shqiptare rreth 400 personave..
    Shqetësimin më të madh për këtë e kishte italo-shqiptari Karlo Bolinoqë ndonëse ka 25 vite në Shqipëri, nuk po jep shenjat se është integruar në jetën shqiptare, pasi nuk njeh rregullat elementare të gramatikës së shqipes pa llogaritur faktin tjetër se boll i ka me tepri Shqipëria komunistët e Enver Hoxhës, që të pranojë edhe brigadat e kuqe komuniste të Italisë..
    Kur dëgjova në fillim temën e debatit, mendova se Meta do të kishte bërë marrëzinë që tu jepte shtetësinë 400 emigrantëve arabë , pa ju bërë kontrolli i sigurisë për luftën kundër terrorizmit.

    Jo mor jo, shqetësimi i madh i “rilindasve” qenka se presidenti po ju jep shtetësinë shqiptarëve të viseve fqinjë që kanë bërë akte heroizmi në luftën e UÇK.
    E dëgjova debatin deri në fund, përfshi edhe fjalimin “por.d…gramatik” të Bolinos e të një “rilindasi” me mjekër si të Ismail Qemalit me emrin Alket Hyseni.*nuk është çudi që të shohim në ekranet televizive edhe Spiropalin me një mjekër alla Ismail Qemali të ngjitur në fytyrë).
    Nuk prisja nga këta që të bënin ndonjë debat normal për temën por më habiti fakti se si nuk u kujtua asnjeri në panelin e Eni Vasilit që të thoshte :
    Po si është e mundur që mblidhemi e diskutojmë të shqetësuar sse Shqipërisë i qenkan shtuar 400 shtetas, kur nuk po çajmë kokën se Shqipërisë i janë larguar në kohën e “Rilindjes” 400 mijë shqiptare , një pjes e madhe e tyre duke kërkuar azil politik, do të lëshojnë edhe shtetësinë shqiptare ?

  2. Ti, komentuesi i pare,
    perpara se te kritikosh nje te huaj qe te flasi korrekt gjuhen shqipe, meso per vete t’a shkruash korrekt gjuhen amtare.

    1. Ke te paktën 3 gabime drejtshkrimore.
      Komentuesi më lart i referohet Bolinos si tifoz dhe servil i Rilindjes(Bolshebike) kryesisht, kurse ty të vika keq për gramatikën që s’e njeh as vetë!

  3. “presidenti i është drejtuar Komisionit të Venecias në të cilin ka fituar deri më tani tre beteja juridike kundër shumicës qeverisëse. ”
    hahahahhahahahahhahahahahah po harruat qe jo me larg se vjet ne te njejten kohe ky duhej te jepte doreheqjen se komisioni i venecias ia shpalli te ligjshme zgjedhjet per kryetar bashkie

    1. Venecia ka vetem funksion keshillues e keta tanet e kan degjuar vetem kur u ka interesuar, kur su ka degjuar kan bere ckan dashur

  4. Sa i neveritshem eshte ai i quajturi Alket, zhapik rilindas, me shprehjet tipike te shefit. Njehere ne nje emision kur flitej per pronat e bregdetit te jugut, ky spitullaqi thoshte se i kishte edhe ai disa toka atje. E thoshte kaq hapur dhe krenar , saqe te pranishmit ne emisionin TE PAEKSPOZUARIT, Lubonja, Bushati dhe Ylli Rakipi, s’iu besonin vesheve.
    Imagjino te te jape leksione etike nje si ky…

  5. E lexova shkrimin , eshte edhe per te qare edhe per te qeshur . E gjithe qendra e gravitetit te problemeve qenkerkan tek kualicionet ? Asnje fjale per hapjen e listave , asnje fjale per ndryshimin e sistemit , asnje fjale per votim dhe numerim elektronik , asnje fjale per organizimin e zgjedhjeve nga partite politike , asnje fjale per komisionin politik zgjedhor . Kur vjen puna per interesat tuaja personale dhe partiake ju nuk leshoni pe dhe beheni si perbindsha . Kur eshte puan per te leshuar pushtet nga lideret e partive ne favor te Shqiptareve dhe per te dobesuar pushtetin tuaj qe rrjedhimisht forcon Shqiperine , ju perseri beheni njesh deri ne absurditet kundra Shqiptareve . Me absurdja eshte kur thua pengon intedrimin ….hahahaaa . E di sesa ju intereson ju per integrimin ? Aq sa nje neonato eshte i interesuar per ferrarin . Nje vit e gjysem na vute ne loje , se gjoja do benit ndryshime rrenjesore, si ne sistemin dhe kodin zgjedhor ashtu edhe ne kushtetuese dhe te gjithe kete po e benit per te mire te interesave te shqiperise dhe shqiptareve . Njehere ishte njera pale dakort dhe tjetera kundra dhe anasjelltas . Nje here nga njera pale jepeshin argumenta pse duhen hapur , heren tjeter pse nuk duhen hapur (per kete pyet Bylukbashin dhe termetorin Gjiknuri ) . Aburditeti i tyre arriti deri aty sa thane se hapja e listave favorizon kriminelet …hahahaaaa . Ju kujtoni se po na vini ne loje , ju kujtoni se ne jemi po ata qorra qe kemi qene ketu e tridhjete vjet dhe do na genjeni me piprra ashtu si spanjollet genjyen indianet me pasqyra . Ju harroni qe na keni varferuar xhepin , besimin , na keni varferuar moralin deri ne ate pike sa po na vrisni edhe shpresen . Ju dilni dhe akuzoni me te drjete njeri-tjetrin per vjedhje galopante ne kurriz te popullit dhe kujtoni se ne nuk kuptojme , ju kujtoni se ne do harrojme . Ju kerkoni te na poshteroni por harroni se poshterimi eshte fundi i nje cikli vuajtjesh ku njera pale shkon ne vetshkaterrim . Ju nuk po e kuptoni se jeni ne grahmat e fundit te mbijeteses , ju nuk po kuptoni se tashme ne syte e popullit ju jeni njerezit me te shplare , pa dinjitet , ju nuk doni te kuptoni se jeni llumi i ketij vendi , ju nuk doni te kuptoni se durimi e ka nje kufi . Ka ardhur koha per tju thene boll dokrrave tuaja bajate . Shumica e Shqiptareve jua ka prere bileten , e keni vetem ikje (pa kthim) . Dekiku juaj po afron , jane tik-taket e fundit per te gjithe ju pushtat e ketij pushteti mafioz , kriminel dhe antishqiptar .
    Nje fjale e urte arabe(egjyptiane) thote : Per çdo Faraon , gjendet gjithmone nje Musa(Moisi).

    Tung te gjitheve . Ju keshilloj te gjitheve , votoni partite qe kane hapur listat ose me mire akoma bojkotini keto zgjedhje derisa keta pushta te zbatojne vullnetin e sovranit popull .

  6. U tha se u skualifikua nga listat e PD, Tritan Shehu kundër Komisionit: Vendimin e merr vetëm Basha, Kryesia dhe Këshilli,kjo puna e zgjedhjeve ne pd fallco e thote pinjolli i salihut topi eshte i lulzimes dhe e gjuan salihu

  7. Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.

    Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.

  8. 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë.

    Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave

  9. Bla bla te gjithe komentuesit. Shume mire beri qe e coj ne Venecia me gjithe se e dime ca burri eshte. Jo po te durojme lojrat e Rilindjes. A u tha lista te hapura, votim elektronik te cilin kohet e fundit e kane aplikuar edhe vendet e botes se trete. Po emigrantet sikur do votonin ca mutin ben Pandali Majko me Ministrine e Diaspores.Te dashur komentues Shqiperia ka rreth 1.600.000 votues . Emigrante votues diku 1.500.000 te cileve nuk ja blene dot voten nuk ja mbush dot trurin me perralla.

    I paemer komisioni i venecias i shpalli te rregullta zgjedhjet per bashkite ne vend.Por ama te kujtoj qe ne nje nga 15 pikat per kriteret e hapjes se negociatave eshte dhe Vertetimi i ligjshmerise se zgjedhjeve bashkiake nga Gjykata Kuushtetuese.Dhe ti vete e di qe ato nuk ishin zgjedhje.

  10. Keti te 15 mie eurove shiko vilen e Ramush 5 milion euro dhe blushi e ka nxjer te mbuloi aferat e tija që i kanë dal me denoncime konkrete

  11. Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.
    Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
    Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
    Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
    Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.
    Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.
    Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.
    Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.
    Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.
    Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie

  12. Meta te kundershtoj hapur dhe qarte pretendimet dhe deklaratat e greqise per zgjerrimin e detit me 12 milje ne dem te shqiperise. Mos tia lere ne dore kete çeshtje kaq madhore te sigurise kombetare ekzekutivit qe me siguri e ka shitur ketu e 8 vite para qe kur ishin ne opozite.

  13. Ilir Meta duhet tezhduket njehere e pergjithmone nga skena politike ,vetem shkopinj nenvrrota i vendosi ketij vendi ky hajdut!!!

  14. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë Meta te na tregoje sa milion euro beri me Shitje e passportave krimineleve ane e mban botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *