• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: SPAK-u, si dordolec

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.

“Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.

Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak nga tufa e zullumeve të veta” – shkruan Patozi.

“Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet” – e mbyll Patozi.



6 Comments

  1. Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.

    Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.

    1. Te qifsha pasaportat shqiptare qe ti grisin te huajt qe tek dera e shtepise. kushdo qe i ka mare i ka vene damken vetes kriminel ose hajdut ose trafikant, sepse keto 8 vitet e fundit shteti eshte investuar shume qe te vjedhi,zhvasi,grabisi,vrasi,zhduki,droge,trafiqe,korrupsion i papare. kshu qe mos beni sikur i ha shume kari njeriu per pasaporte shqiptare se te gjithe ne po vuajme per nje pasaporte te huaj te zhdukemi qe ketej.

  2. 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë.

    Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave

  3. Ka kohe qe dordolecat perdoren nga zogjte si vendqendrimi. Nuk i keni pare? Nqs SPAK te ngjan me nje dordolec atehere kjo tregon se nuk tremb me njeri.

  4. aman se na shkite se qeshuri debat i madh per pashaporten shqipetare qe kerkundi ne bote nuk i nevojiter por i nxherr probleme : te gjithe shlipraret po e lene shtewtesine ahqiptare sepse shihen si delja e zeze ne europe ato qe e duan e duan vetem per perfitime si bolina se te tere italian qe jane martuar me shqiptare nuk duan ta degjojne qe gruaja timthote mes nenshtwtesi shqiptare qe duhet te lodhesh neper ambasada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *