• |
ide | kryesore

Boiken Abazi: Presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë është politik, jo juridik

-Instant, Lajme, Të fundit

Themeluesi i “Lëvizjes Vetëvendosje” në Shqipëri, Boiken Abazi në lidhje për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është shprehur se problematika në fjalë është politike dhe jo juridike.


Abazi shtoi se pa identifikuar problemin nuk mund të shkohet te zgjidhja, dhe se Greqia po ushtron presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste.


“Ata që pyesin se cila është zgjidhja për Detin Jon me Greqinë, u duhet dhënë përgjigje me pyetjen “Cili është problemi?”. Pa identifikuar saktë problemin nuk mund të shkojmë te zgjidhja. Greqia nuk ka asnjë akt juridik për zgjerimin me 12md në Detin Jon, vetëm deklarata politike. Greqia nuk e merr një vendim zyrtar dhe nuk e depoziton në OKB këtë zgjerim sepse e di që Shqipëria gëzon të drejtën t’ia kontestojë dhe rrëzojë. Pra, problemi nuk ekziston juridikisht, por vetëm politikisht. Problemi është që Greqia po ushtron presion ndaj Shqipërisë për politikat e saj ekspansioniste. Problemi është agresiviteti politik i Greqisë. Ky problem politik nuk zgjidhet duke vajtur në Hagë. Nëse Shqipëria nuk ia konteston këtë zgjerim Greqisë, Haga nuk ka çfarë të shqyrtojë, përveç se të konstatojë se Shqipëria është e gatshme t’ia dhurojë detin e saj Greqisë. Pra, problemi ynë është se synimet e politikave ekspansioniste të Greqisë kanë gjetur gatishmërinë e kolaboracionistëve si Rama. Zgjidhja është që mos të lëvizim nga pozicioni i interesave tona kombëtare. Mos t’ia njohim Greqisë këtë ekspansion. Mos të çojmë asgjë në asnjë gjykatë ndërkombëtare pa e zyrtarizuar njëherë vendimin Greqia. Sepse ndryshe nuk ka çështje. Shqipërisë i njihen ndërkombëtarisht 12md në Detin Jon. Greqisë jo, dhe as nuk guxon ta zyrtarizojë këtë ekspansion. Nëse ne lëvizim dhe e çojmë bashkë me Greqinë në Hagë, vetëm atëherë kjo çështje jo juridike bëhet “çështje”. Ne nuk kemi asnjë detyrim për të lëvizur e për të hedhur vallen sipas muzikës së ekspansionit grek. Kush lëviz humbet. Me ato që ka deklaruar, Rama po lëviz drejt një tentative të pastër për tradhti kombëtare”, shkruan Abazi në rrjetet sociale.

3 Comments

  1. Jam ne nje mendje me Bojkenin ne piken qe ky problem ka nevoje per kohe e per analiza te te gjitha fushave dhe te bere nga specialit vendas e te huaj. Ngutja politike e qeverive tona per interesa politike te çastit per te arritur marveshje me Greqine nuk duhet lejuar.

  2. Je i sakte bojken. Kjo ishte loja. Nuk u la më kot vendi pa gjykate kushtetuese, ose me sakte me drejtësi e media të kapura. Me rini te larguar masivisht nga vendi dhe një shoqeri pa nerv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu