• |
ide | kryesore

Burrat naftëtarë i përgjigjen Ramës: Verdikti është i grave! Greva nuk ndalet, kryeministri të vijë në Ballsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Naftëtarët i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tregoi gatishmëri që menjëherë të shkojë tek grevistet nëse ato do ndalnin rezistencën.

Naftëtarët thonë se greva nuk ndalet teksa shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë.

“E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”- tha një naftëtar.

Në fakt naftëtarët rezistuan për 18 ditë në grevë, teksa u zëvendësuan më pas nga gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të. Deri më sot asnjë negociatë apo ofertë për zgjidhje nuk është zhvilluar teksa kryeministri prej ditësh i kërkon naftëtareve të lënë grevën.

Lexo më tej: Gratë greviste me të vjella, dhimbje koke dhe takikardi/ Rama i çon cicërima nga Twitteri 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *