Naftëtarët i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tregoi gatishmëri që menjëherë të shkojë tek grevistet nëse ato do ndalnin rezistencën.
Naftëtarët thonë se greva nuk ndalet teksa shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë.
“E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”- tha një naftëtar.
Në fakt naftëtarët rezistuan për 18 ditë në grevë, teksa u zëvendësuan më pas nga gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të. Deri më sot asnjë negociatë apo ofertë për zgjidhje nuk është zhvilluar teksa kryeministri prej ditësh i kërkon naftëtareve të lënë grevën.
Lexo më tej: Gratë greviste me të vjella, dhimbje koke dhe takikardi/ Rama i çon cicërima nga Twitteri
Un per vete kam shume besim te Moz Cigarja
Si jeni per diete, nje rruge e dy pune? Ketij me jeshile i paska rene mulla