• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 169 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 169 persona dhe dy të tjerë kanë humbur jetën. Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 1.953.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *