• |
ide | kryesore

Deputeti shqiptar i Malit të Zi lë vullnetarisht mandatin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Politikani shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se do vazhdojë të mbajë vetëm postin e kryetarit të Komunës së Tuzit. Me anë të një postimi në Facebook ai ka bërë me dije se nuk mund të mbajë dy poste, duke marrë parasysh ligjet e Malit të Zi, duke dorëzuar kështu mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Te nderuar qytetarë, Sikur jeni të informuar, me ligje aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste politike. Pasi isha zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jap dorëheqje. Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontribut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës!” – thotë Gjeloshaj.

Ai thekson se do të vazhdojë të përfaqësojë kombin shqiptar, teksa shton se detyra si kryetar i Komunës së Tuzit është e shenjtë për të.

“Një sfidë që kemi filluar në Tuz, mbas fitores së madhe të shqiptarëve, vetëm një vit e gjysëm mbas, nuk do të ishte serioze të ndalemi. Unë jam luftarak nga natyra dhe nuk terhiqem në mes të rrugës! Projektin duhet çuar deri në fund, e posaçërisht në këtë kohë kur Podgorica u vërsul mbi Malësinë, që tentuan të na plaçkisin dhe të na poshtërojnë. Por Jo nuk do të ja dalin, do të jem në linjë të parë të frontit politik për të mbrojtë këtë kauz, së bashku me kolegët dhe partnerët nga Lista Shqiptare” – shkruan Gjeloshaj.

Mandatin e tij pritet ta marrë dikush tjetër nga lista. Në zgjedhjet e 30 gushtit koalicioni “Lista Shqiptare” i Nik Gjeloshajt dhe Genci Nimanbegut dhe koalicioni “Bashkë një za”, fituan të dyja nga një deputet. Ato mbetën në opozitë pasi mbështetën Milo Gjukanoviç. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *