• |
ide | kryesore

Disney sjell një opsion për stereotipet raciste në filmat e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Disney shpreson të sjellë në vëmendje biseda të rëndësishme me gabimet e saj, në vend që të përpiqet t’i fshijë apo t’i fshehë ato.

Para se familjet të vendosin të shohin filmat e përzgjedhur në Disney+, atyre do t’u shfaqet një mesazh, për t’i informuar se ky film përmban stereotipe raciste apo përshkrime negative të njerëzve dhe kulturave.

Mesazhi i shfaqur qëndron për 12 sekonda dhe nuk mund të kapërcehet nga shikuesit. Disney shpreson se do të nxisë diskutime domethënëse midis familjeve në lidhje me “rëndësinë e përfaqësimit”. “Në vend që t’i heqim këto përmbajtje, ne shohim një mundësi për të ndezur biseda dhe dialog të hapur mbi histori që na prekin të gjithë ne. Ne gjithashtu duam të pranojmë se disa komunitete janë fshirë ose harruar krejtësisht dhe ne jemi të përkushtuar t’i japim zë historive të tyre gjithashtu.”

Zëdhënësit e Disney, gjithashtu shprehen: “Këto stereotipe ishin të gabuara atëherë dhe janë të gabuara tani… Disney është e përkushtuar të krijojë histori me tema frymëzuese dhe aspiruese që pasqyrojnë diversitetin e pasur të përvojës njerëzore në të gjithë globin”.

Në faqen e saj të internetit, Disney nxjerr në pah disa nga filmat, të cilave iu shfaqet mesazhi, si për shembull Peter Pan. “Filmi portretizon njerëzit vendas në një mënyrë stereotipike që nuk reflekton as larminë e popujve vendas dhe as traditat e tyre autentike kulturore. Ai i tregon ata duke folur në një gjuhë të pakuptueshme dhe vazhdimisht i referohet atyre si “lëkurëkuq”, një term ofendues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *