• |
ide | kryesore

Drew Barrymore krijon kontakt me të afërmin e vdekur në emision

-Instant, Paparazzi, Slider



Në emisionin “talk show”, që Drew Barrymore ka nisur, njëra prej të ftuarve ishte një grua që pretendonte se kishte aftësi telepatike dhe se mund të identifikonte informacion të fshehur nga shqisat normale apo dukuri të pashpjegueshme nga shkenca.

Tani, ish-bashkëshorti i Barrymore, po e quan të gjithën “një sulm mendor”. Anna Raimondi i bëri asaj një “lexim” në shfaqjen e javës së kaluar dhe i tha aktores se ndjeu aurën e një “gjykatësi”. Barrymore shpërtheu në lot, duke e identifikuar gjyqtarin si David, një i afërm i ish-bashkëshortit të saj, Will Kopelman, për të cilin ajo tha se kishte humbur jetën. Anna Raimondi emocionoi Barrymore, duke thënë se prania e familjes së Kopelman ishte prove së “ajo është…një pjesë e asaj familjeje, pavarësisht se çifti nuk është më bashkë”. Ama, ka një problem të vogël me zbulimi: Gjykatësi David Kopelman është 82 vjeç dhe shëndoshë e mirë

Konsulenti i artit Wil, i cili ka qenë i martuar me Barrymore nga viti 2012 në 2016-ën, tha: “Drew dhe unë kemi një marrëdhënie të ngushtë dhe shumë miqësore, pasi prindërojmë bashkë. Unë gjithmonë do jem aty për ta duartrokitur arë. Gjithsesi, segmenti i dhënë ishte për të qeshur, duke pasur parasysh se xhaxhai im, gjykatësi David Kopelman është, fatmirësisht, ende gjall. “Jam pak i befasuar që Drew vendosi t’i japë hapësirë njerëzve të tillë, sepse me të drejtë, mund të prekin njerëzit e pambrojtur dhe të pikëlluar, që do bënin çmos të komunikonin me të afërmit që kanë humbur. “Kur iu kërkua të komentonte, gruaja telepatike tha: “Unë thashë se ndjeva një gjykatës që kaloi. Drew tha se quhej David. Unë ndjeva vetëm një gjykatës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *