• |
ide | kryesore

E diela e fundit e tetorit, në fundjavë akrepat kthehen pas

-Instant, Lajme, Të fundit

Tetori po shkon drejt fundit dhe si çdo vit, fundjava e fundit e këtij muaji sjell ndryshimin e orës. Natën mes të shtunës 24 tetor dhe të dielës 25 tetor, në 3 të mëngjesit, duhet të kthejmë pas akrepat e orës duke i pozicionuar në orën 2. Në këtë mënyrë do të kemi fituar një orë duke vendosur akrepat në linjë me Diellin. Ky orar i ndryshuar do të mbetet në fuqi deri të dielën e 28 marsit 2021, kur do të kthehemi të ndryshojmë akrepat.


Kjo mund edhe të jetë hera e fundit që e bëjmë pasi vitin e ardhshëm mund edhe të vendoset që të ruhet ora diellore apo të adaptohet ajo ligjore për gjatë gjithë vitit. Në verën e 2018-ës, rreth 5 milionë qytetarë evropianë morën pjesë në një konsultim të promovuar nga disa vende të Evropës, me Finlandën dhe Poloninë në radhë të parë, për një propozim për abrogimin e detyrimit për të kaluar nga një orar në tjetrin dy herë në vit. Shumica është shprehur pro heqjes së këtij detyrimi. Sidoqoftë, shtetet duhet të vendosin deri në prill të vitit 2021 nëse do të zbatohet më zbatimi i ndërrimit të orës ose jo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu