• |
ide | kryesore

Fiton Trump apo Biden/ Verdikti i profesorit që nuk ka gabuar kurrë me parashikimet

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Allan Lichtman, profesor i Historisë në Universitetin Amerikan në Uashington, ka parashikuar saktë çdo fitues të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1984, duke përdorur “13 elemntët kyçë” që, sipas tij, sjellin në pushtet triumfuesin, duke nisur nga një analizë e fushatës elektorale.


“Këto çelësa japin idenë e të gjithë panoramës. Në bazë të tyre, unë shoh përtej zgjedhjes së një presidenti amerikan, jo duke nisur nga fjalimet, sondazhet, debatet, fondet për fushatë, truket që kandidatët dhe stafet përdorin gjatë fushatës”, shprehet profesori.


Ajo çka ka rëndësi, sipas Lichtman, është fuqia që Presidenti amerikan ka mbi ekonominë dhe zhvillimin social. Dhe profesori duket se ka lajme të këqija, së paku për Donald Trump: “Parashikimi im është që Donald Trump do të bëhet Presidenti i parë në detyrë, që nga koha e George H. W. Bush në vitin 1992, që do t’i humbasë zgjedhjet dhe nuk do të rizgjidhet”.

Teksa Biden, edhe sipas sondazheve, premton të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas modelit të profesor Lichtman, ekonomia në ngërç për shkak të pandemisë koronavirus dhe protestat kombëtare antiracore duket se e vulosën fatin e Trump në këto zgjedhje: “Kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara një president që drejton Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur kaq shumë probleme që të humbasë pushtetin dhe lavdinë në kaq pak kohë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Por, ai shton se republikanët shpresojnë në një votë ndryshe të minoriteteve dhe të rinjve, ndërsa gjithnjë e më shumë po rriten dyshimet për ndërhyrjen ruse në rezultatin e zgjedhjeve: “Shikoni se çfarë ndodh. Baza republikane ka njerëz të bardhë, të vjetrit si unë. Dhe si ne nuk do të ketë më. Për fat të keq, ne nuk mund të jetojmë deri në 150 vjeç.

Ndaj, tani po përpiqen të shtypin votën e bazës demokrate të të rinjve dhe minoriteteve. Kjo më shqetëson mua. Së dyti, ndërhyrja ruse. Ata po kthehen. Kanë mësuar shumë përgjatë këtyre 4 viteve. Ndoshta mund të përpiqen të ndërhyjnë në teknologjinë tonë të votimit apo qendrat e votimit.

Edhe një herë, Donald Trump e mirëpret ndërhyrjen ruse. Këto janë padyshim kërcënime më të mëdha për demokracinë tonë. Ato janë në të vërtetë sistemi im i pagabueshëm i parashikimit. Unë i qëndroj parashikimit tim dhe këtyre shqetësimeve”.

Pas 4 dekadash parashikimesh të pagabueshme, Lichtman pranon se ndihet vërtet nervoz në çdo ditë zgjedhjeje sepse kërkon të vendosë një rekord botëror: “Sot jam 73 vjeç. E bëj këtë gjë prej 40 vitesh dhe çdo 4 vjet ndjej ende flutura në stomak. Unë bëj një parashikim të qartë, pa mëdyshje se kush do të jetë fituesi. Nuk eci me probabilitet. Dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhë nëse gabohem. Ndaj them që kam flutura ende dhe nervozizmi shtohet sidomos natën e zgjedhjeve”.

Profesor Lichtman pranon se një nga momentet e tij më të vështira ishte kur parashikoi në 2016 fitoren e Donald Trump, edhe pse të tjerët ishin të sigurt për triumfin e Hillary Clinton. /A2 CNN

7 Comments

  1. Dhumë interesante kjo ideja e fluturave në stomak që të ndihmokërkan për të parashikuar se cili president do të fitojë zgjedhjet

  2. Shumë interesante kjo ideja e fluturave në stomak që të ndihmokërkan për të parashikuar se cili president do të fitojë zgjedhjet

  3. E para ky e quan veten te bardhe por nuk eshte i tille, eshte cifut. Mbiemri Lichtman qe perdoret nga Cifutet Ashkenazi, ne Gjermanisht do te thote kujdestar i kandileve me vaj qe perdoreshin dikur per te ndricuar rruget.
    E dyta, ne cdo 12 profesore universiteti ne ShBA, 11 prej tyre jane liberale e democrate, dhe vetem njeri eshte konservator.
    Kjo e shpjegon pse shumica e brezit te ri perkrahin globalistet pse ata jane te infektuar me ideologjite e kulturen marksiste pa e ditur as vete dhe jane kthyer ne qorra duke perkrahur njerezit qe kerkojne te skllaverojne njerezimin. Atyre ju eshte bere shpelarje trurit ne shkolla. Nje tjeter faktor eshte media perendimore e gjitha pjese e globalizmit/internacionalizmit sepse eshte prone e korporatave te medha.
    E njejta situate ndodhi ne fillimet e shekullit te kaluar ne Europe. Te gjithe e mbajne mend sesi te rinjte Shqiptar qe studiuan ne Universitetet e Europes u kthyen ne Shqiperi si “kuqalashe”, komuniste. Pastaj e dime te gjithe sesa te bukur na e bene vendin per 50 vjet duke dhunuar e shtypur popullin e vet dhe si e katandisen ne varferi ekstreme.
    Sot vota per Trumpin eshte vote kunder ideologjise se majte socialiste e komuniste. Nese Rusia e ndihmon per te arritur kete atehere aq me mire. Komunistet duhen zhdukur sa me pare nga faqja e dheut, keshtu do te demokratizohet edhe Shqiperia duke ju prere duart perfundimisht komunisteve qe akoma mbajne pushtetin te perkrahur nga e majta boterore. Vetem mendoni nje moment me kryet e ftohte, keni kryetar kuvendi nje ish Minister te Brendeshem te diktatures, Kryeminister djalin e atij qe mbushte me buste te Enverit Shqiperine, po komentojme ne nje portal te nipit te Hysni Kapos, deri dje kishim ne krye nje doktor te byroisteve komuniste e vet ish sekretar Partie. Kemi nje President qe dekoron pas vdekjes kriminele terroriste, vrases te paguar si Avni Rustemi.
    Kjo nuk do te ndodhte nese Europa dhe Amerika ishin kunder komunizmit. Kjo tregon se vektori i qellimeve te tyre eshte i perbashket, ndaj i lane ne pushtet dhe i lene te vjedhin e grabisin pasurine kombetare, ndihmat e kredite qe ju japin vete e taksat qe i mbledhin popullit sepse i kane sherbetore te bindur.
    Te gjithe ata qe kane qene e jane ne pushtet ne Shqiperi keta 30 vjet, te vetequajtur si elite por qe ne fakt jane nje bande injorantesh e kriminelesh hajdute dhe sherbetoret e kastes se krimineleve te kuq vendas e te huaj. E gjitha cfare na shfaqet ne eshte nje estrade per te na mbushur mendjen se po “zihen” medemek ndersa ndajne mes vedit “placken” qe i grabisin popullit.

    1. Faleminderit. E kam me teper per te nxjerre marazin se si i manipulojne njerezit ne Shqiperi e ne Perendim. Imagjino flasin per Obamen sikur te ishte “burre i mire”, e pse? Sepse mban “fjalime te bukura” dhe eshte si ujet e bute? Ku i kane syte njerezit? Nuk shohin se ai eshte nje luftenxites e gjakatar qe me te ashtuquajturat “Pranvera Arabe” e lau ne gjak gjithe Lindjen e Mesme, sic ndodhi ne Egjipt, Tunizi, Siri, Libi, Jemen, apo duke leshuar drone per bombardime ne Pakistan e zhdukur familje te tera, apo me grushtin e shtetit ne Ukraine? Jane vrare gati nje milion njerez dhe me shume se 7 milione u kthyen ne refugjate prej politikave gjakatare e pro gobaliste te tij. Dhe tani qenka burre i mire per president ish zevendesi i tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu