• |
ide | kryesore

Gjendet një njeri i vdekur në qendër të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në Tiranë.

Nga informacionet që ka shpërndarë policia deri tani, bëhet fjalë për një person mashkull, ende të paidentifikuar i dyshuar endacak.

Trupi i pajetë është gjetur në rrugën ‘Mine Peza’.

Çfarë thotë policia 

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën ‘Mine Peza’, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *