• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg 4 të arrestuar për atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Katër persona janë lënë në arrest me burg nga Gjykata për tentativën e vrasjes të biznesmenit A.Dh, në Tiranë.

Të arrestuarit ditën e djeshme nuk kanë pranuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje, teksa sipas video-s që ka treguar dhe atentatin shfaqen dy autorët që ndjekin biznesmenin por që dështojnë pasi ai hipi në ashensor.

Ngjarja ndodhi të enjten që kaloi, më 15 tetor përballë stadiumit “Dinamo”, pikërisht në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni. Ishte vetë ai që denoncoi se dy autorët me maska dhe të armatosur e kanë ndjekur.

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë janë dy autorët e dyshuar teksa në pranga kanë rënë edhe bashkëpuntorët M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *