• |
ide | kryesore

Greva në Ballsh, përkeqësohet gjendja shëndetësore e grave: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon greva e grave të naftëtarëve të Ballshtit, të cilat janë në ditën e 9 të protestës së tyre brenda ambienteve të Uzinës.

Një prej zonjave që pati probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, Silvana Fejzaj është rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa gjendja e të gjithave sa vjen e rëndohet dhe ato kanë simptoma si dhimbje koke e mesi, të vjella, temperaturë, takikardi e shumë shqetësime të tjera.

Gjithsesi gratë deklarojnë se nuk tërhiqen nga kauza. “Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, deklaruan ato.

Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator.



1 Comment

  1. “te na paguaje shteti” do te thote qe te te paguaje nga taksat e qytetareve per pune qe nuk keni bere kurre. mese 10 mijer eur per koke duan keta sahanlepiresit..I kane rene lapsit me mire se qelbesirat e politikes..Te gjithe ne kurriz te atyre qe heqin parate e femijeve per te paguar taksat..Keta nuk kane paguar asnjehere asnje takse..P.S. nuk jane naftetare se nuk nxjerrin nafte, por parazite punetore ne nje uzine te amortizuar prej vitesh..Keta jane nostalgjiket e komunizmit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *