• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston, për herë të parë në publik pas tetë muajsh

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Jennifer Aniston është parë në publik për herë të parë në tetë muaj ndërsa po kryente disa detyra të saj në Beverly Hills.

Ylli i serialit “Friends” u pa nga DailyMail të martën pasdite e veshur me pantallona gri, atlete të bardha dhe pulover. Ajo gjithashtu kishte një maskë për të mbrojtur veten. Hera e fundit që Jennifer u pa për herë të fundit në publik ishte në ditëlindjen e saj të 51-të në shkurt. Sidoqoftë, ajo është shfaqur në takime të ndryshme përmes platformës ‘Zoom’ përgjatë periudhës së izolimit. Jennifer është strehuar në shtëpinë e saj 21 milionë dollarëshe në lagjen ekskluzive të Bel Air në Los Angeles. Rezidenca e saj shtrihet në një zonë të madhe me pamje nga një pishinë e gjatë, në formë drejtkëndëshe. Prona ka shtatë dhoma gjumi dhe 11 banjo. Ajo pranoi vitin e kaluar se ‘humbet kontaktin’ me botën kur është brenda shtëpisë së saj luksoze – dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse.

Ajo tha në një intervistë për Glamour Magazine: “Unë e shoh veten duke u izoluar ndonjëherë. Mos më keqkuptoni, më pëlqen të jem në shtëpi. Shtëpia është një hapësirë shumë e rehatshme dhe e sigurt për mua. Por nëse qëndroni në shtëpi për një kohë të gjatë do të izoloheni dhe do të humbni kontaktin me atë që po ndodh në botën reale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *