• |
ide | kryesore

Kelly Rowland: Mbeta shtatëzanë gjatë pandemisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Rowland dhe partneri i saj Tim Weatherspoon janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Në një intervistë të dhënë se fundmi për People, Kelly tha se ajo mbeti shtatzënë për shkak të karantinës.

“Unë dhe burri im ishim në mes të pandemisë së COVID, ashtu si të gjithë dhe nuk ka shumë gjëra për të bërë në shtëpi”, tha me shaka ajo. “Ne po mendonim që thjesht të përpiqemi për një fëmijë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, sepse nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Pastaj Zoti na bekoi me një jetë të re. Jemi jashtëzakonisht shumë të emocionuar”.

Kelly konfirmoi se djali i saj, Titan, është shumë i lumtur që do të bëhet një vëlla i madh dhe e ka gjetur që tani emrin e bebit.

Këngëtarja e zbuloi shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji në një kopertinë për Women’s Health.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *