• |
ide | kryesore

Klohe e lumtur në krahët e Tristan pas ribashkimit

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas muajsh spekulimesh, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson më në fund kanë konfirmuar se janë sërish bashkë teksa festonin ditelindjen e Kim Kardashian.

Mendohet se ata kanë rinisur marrëdhënien e tyre në fillim të pandemisë, pas zbatimit të masave kufizuese. Në festën e ditëlindjes së Kim, Khloe dhe Tristan shihen duke pozuar bashkë, ndërkohë që ky i fundit e puth në faqe. Një burim pranë çiftit tha për E! News se gjërat mes tyre kanë shkuar mirë. “Ajo është shumë e lumtur që ai është aty pranë dhe që gjërat kanë shkuar si duhet.”

Burimi shtoi se “Tristan ka kërkuar falje pa pushim dhe betohet se ka ndryshuar përgjithmonë”. “Khloe shpreson për një të ardhme me të”. Ndonëse Khloe dhe Tristan nuk e kanë fshehur faktin se kanë qenë në prani të njëri-tjetrit gjatë karantinës, ata nuk kishin konfirmuar publikisht lidhjen, deri së fundmi. Megjithatë qe ish-partneri i Kourtney Kardashian, Scott Disick që konfirmoi lidhjen e tyre në gusht. Në një foto të Khloe-t, ai shkroi: “Tristan është njeri me fat”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *