• |
ide | kryesore

Korçë /Arrestohet 31-vjeçari, qarkullonte me armë në qytet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar është arrestuar në lagjen nr. 7 të Korçës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri. Shtetasi K.M., 31-vjeç rezultoi me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër jetës e lirisë së personit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbjatja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”).

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krehërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *