• |
ide | kryesore

Meta flet për dërgimin e çështjes së detit në Hagë: Rama nuk është konsultuar me mua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me të për të çuar në Hagë çështjen e detit me Greqin.

Në një deklaratë nga Korça, kreu i shtetit ironizoi kryeministrin kur tha se nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm Ilir Meta.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion.

Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias konfirmoi se çështja e kufirit detar me Greqinë do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *