• |
ide | kryesore

Meta kthen mbrapsht në Kuvend Kodin Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsh në Kuvend, Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëashme nga Edi Rama.

Në dekret ky veprim argumentohet për faktin se maxhoranca duhet të reflektojë duke rishikuar kodin. Po ashtu, në këtë dekret thuhet se kryeministri Edi Rama shkeli marrëveshjen e ‘5 qershorit’.

“Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.”, thuhet në arsyetimin e presidentit.

Kreu i shtetit ndër të tjera bëri të ditur se në 21 tetor iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar mbi këtë proces. “Si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces.”, thuhet në arsyetim.

Kujtojmë e ndryshimet në kodin Zgjedhor u miratuan me 97 vota pro, ku përveç maxhorancës, pro tij votuan dhe shumica e opozitës parlamentare.

Dekreti

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020

‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,

I NDRYSHUAR’”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.

Nr. Dekretit 11797



2 Comments

  1. UNE DO VOTOJ ATE PARTI QE DEL ME LISTA TE HAPURA UNE DO VOTOJ PERSONIN QE DUA DHE JO ATE QE ME IMPONOHET . NDRYSHE NUK ME RRUHET ME PER PARTITE , QORRZI PER PARTITE NUK VOTOJ ME . IKU AJO KOHE .

  2. Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsh në Kuvend, Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëashme nga Edi Rama.

    Une e lashe ketu artikulin. Eshte bo lapsi si zeri popullit njehere e nje kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *