• |
ide | kryesore

Pompeo dhe Sassoli të ftuar special në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, do të organizojë më 28 tetor Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020 (online).

Ky Forum do të zhvillohet pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.

Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Parlamenti Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

Të ftuar dhe folës special në Forum do të jenë Sekretari i Shtetit i ShBA, Michael R. Pompeo dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.

Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër antisemitizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *