• |
ide | kryesore

Putin: Kam ndihmuar Navalny-n të largohet nga Rusia për të marrë mjekimin e duhur

-Instant, Lajme, Planet
putin-1-655x356.jpg



Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai ka ndërhyrë personalisht në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të dërgohej në Gjermani për shërim. Putin tha se nësë autoritetet ruse do të donin vdekjen e tij nuk do të lejonin që ai të largohej nga vendi. Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë. Autoritetet ruse po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit të kryeopozitarit.

Navalny u helmua gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte uli avionin në mënyrë urgjente në qytetin siberian Omsk, ku Navalny u hospitalizua, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani. Kundërshtari i Kremlinit qëndroi për 18 ditë në koma dhe për dhjetëra të tjerë në reanimacion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *