• |
ide | kryesore

Rama dhe Meta përplasen edhe për nënshtetësinë e futbollistit të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i dërgon një tjetër mesazh Presidentit Meta lidhur me dhënien e nënshtetësive. Sipas Ramës, futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare. Në statusin e tij në Tëitter, Rama thotë se ai dhe Meta të dy bashkë i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!” – shkruan Rama.

Nuk ka vonuar përgjigjja e zëdhënësit të presidentit të Republikës.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana⚪?, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu⚪? nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës⚪?, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” – shkruan Tedi Blushi. ©LAPSI.al

Winful Cobbina on target as KF Tirana secure Albanian Cup semifinal berth -  Ghana Latest Football News, Live Scores, Results - GHANAsoccernet
Winful Cobbina



5 Comments

  1. ORE YMER GELBAZA PSE JS PUBLIKOJE DOSJEN E TURPIT FAMILJES SE EDI RAMES-KRISTAQI E KISHTE ME TE FORT SE EDI RAMA... thotë:

    VETEM NJE GJE KENI NE VEMENDJE KUSH PO LEH SI ZAGAR PER KETE GJE ,YMER GELBAZEN KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO

  2. Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.

    Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.Per te karin e gelbazes qe e quan normale qe likja i floririt te shesi passporten shqiptare disa krimineleve te zinj qe refiku i sjell ne shqiperi

  3. 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë.

    Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave

  4. e kuptoni qe behet problem dicka fare pa interes per shqiptaret per te mbuluar tonelatat me hashash dhe pergatitjen e vjedhjeve te zgjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *