• |
ide | kryesore

Shkarkohet një nga drejtuesit e Gardës së Republikës, nuk justifikoi 20 mijë euro borxh

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkarkohet nga detyra një drejtues i Gardës. Mësohet se Besim Shabani me funksion Zv/Drejtor në Drejtorinë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare dhe familjarëve të tyre në Gardën e Republikës nuk ka mundur të kalojë vetingun dhe trupa e vlerësimit e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka vendosur shkarkimin e tij.

Komisioni arsyetoi se Shabani nuk vërtetonte dot se 20 mijë dollarë për blerjen e një apartamenti 71.3 metra katrorë ia kishte dërguar vëllai. Shabani gjithashtu kishte përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat s’i ka treguar.

Në lidhje me shtepinë dhe interesat bankare, Shabani deklaroi në seancën dëgjimore se këtë fakt nuk e kishte fshehur, por se nuk kishte ditur se si të plotësontë formularin e deklarimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *