• |
ide | kryesore

Shkon në mbi 42 milionë numri i të prekurve me Covid-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet

Numri i të prekurve nga koronavirus në mbarë botën ka kaluar mbi 42 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer” numërohen gjithsej 42.003.060 raste me koronavirus, që janë regjistruar deri më tani në mbarë botën. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.661.651 raste deri më tani. Pas SHBA-së radhiten India (7.761.312), Brazili (5.332.634), Rusia (1.463.306), Spanja (1.090.521), Argjentina (1.053.626), Franca (999.043), Kolumbia (990.270), Peruja (879.876), Meksika (874.171) dhe Britania (810.467).


Deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,14 milionë njerëz, kurse mbi 31,1 milionë janë shëruar. Aktualisht, në mbarë botën ka rreth 9,6 milionë raste aktive.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu