• |
ide | kryesore

Shtatzënë dhe me Covid, karantinohet deputetja e PS-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është testuar pozitive me COVID-19. Ish-deputetja njofton se ka kryer testin e koronavirusit pasi kishte konstatuar simptomat e para, ndërsa tani e gjithë familja e saj është karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore “me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.” Gjylameti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat si larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!



7 Comments

  1. Po sa te eger na dolen keta rilindasit. Zor se gjen shembull tjeter ku ministrat dhe deputetet te kene pjelle kaq shume ne pushtet. Madje jo vetem me grate e burrat e tyre po edhe me dashnoret (sidomos pas karantines ishin djegur fare). P.S. Ky koment nuk ka lidhje me fjalet se nje minister dhe ish minister presin femije nga dashnoret e tyre

  2. nuk e dija qe paskemi nje mender ambasad pink bq lgbti. ok. kerkokan birsim me ligj. dhe bq u ndikan dhe te diskriminuar…. cfar derexheje ka katandis ky ven me keta palo frymor.

  3. Ramqirja ne fakt eshte q*r me Bacin e Gener 2, fiks ne ditet e ngushellimit te vdekjes se te vellait te ndjere ne aksident!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *