• |
ide | kryesore

Të dashur muslimanë, pranojini karikaturat e Muhametit

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Të dashur bashkëatdhetarë myslymanë,

Le të mos i mbyllim sytë : kemi një problem. Kaq shumë të vdekur, kaq shumë vuajtje për disa karikatura. Si mbërritëm deri këtu ?

Në fund të Mesjetës gjithë shtetet e krishtera apo myslymane jetonin nën të njëjtin regjim intolerance. Dyshimi më i vogël për blasfemi dhe përfundonit i varur në litar. Besimtarët e feve të tjera nuk gëzonin të njëjtat të drejta dhe mezi toleroheshin në shoqëri. Madje mund të themi që vendet myslymane, vecanërisht Perandoria Osmane ishin pak më tolerante ndaj hebrenjeve dhe të krishterëve sesa vendet e krishtera kundrejt hebrenjeve dhe myslymanëve.

Më pas në Europë ndodhën 2 fenomene, ngushtësisht të lidhura, që krijuan shoqërinë në të cilën jetojmë sot në Francë dhe në vendet oksidentale : qasja shkencore dhe filozofia iluministe. U deshën 4 shekuj për këtë rrugëtim, nga shekulli XVI deri në fillimin e shekullit XX. Katër shekuj të gjatë, të dhimbshëm dhe të përgjakshëm. Në fund të këtij rrugëtimi u arrit, ndër të tjera, e drejta e blasfemisë.

Qasja shkencore kërkonte të shpjegonte botën në mënyrë racionale, nëpërmjet observimit dhe logjikës, pa ju përmbajtur të vërtetave fetare.

U desh së pari që autoritetet e krishtera të pranonin se Toka rrotullohej rreth vetes dhe jo rreth diellit. Galileu u detyrua nga Kisha të hiqte dorë nga zbulimet e tij. Në shekullin XIX zbulimet e Darvinit refuzoheshin ende në emër të Biblës. Por qasja shkencore u imponua gradualisht. Në sajë të shkencës sot dijmë më shumë mbi universin, njeriun dhe natyrën. Qasja shkencore mundësoi gjithashtu progresin teknik. : nëse sot keni një telefon celular, televizion, veturë, dritë elektrike, fluturime me avion, trena, mundësinë për tu vaksinuar, radiografinë, të gjitha këto e plot të tjera janë falë shkencës që u zhvillua në Europë dhe që luftoi me shekuj kundër feve dhe të vëertetave hyjnore.

Iluminizmi ju kundërvu persekutimeve fetare, fanatizmit dhe supersticioneve. Volteri luftoi për të reabilituar Kalasin, të dënuarin në torturën e tmerrshme të rrotës për arsye se ishte protestant dhe sepse e dyshonin se kishte vrarë të birin se ai donte të konvertohej në katolik. Volteri luftoi për të reabilituar Kavalierin de la Barre, djalosh 20 vjecar që u torturua dhe ju pre koka për blasfemi. Mbi trup i gozhduan “Fjalorin filozofik” të Volterit dhe e dogjën.

Revolucioni francez e më pas ligjet e laicitetit të cilat u imponuan në fund të shek. XIX e në fillim të shek. XX shkojnë në të njëjtin drejtim : të pengojnë fenë katolike, ndonëse feja e shumicës së francezëve, qe të imponojë të vërtetn e saj, pushtetin e saj, të torturojë e të vrasë për blasfemi, si edhe tu japë të gjitha feve të njëjtat të drejta, pa imponuar asnjeren në sferën publike. Sepse ky është laiciteti.

Por katolicizmi nuk e braktisi kaq lehtë betejën edhe pasi humbi pushtetin. Ai synonte ende të mbretëronte mbi mendjet, të censuronte fjalën e lirë, të impononte një vizion të tejkaluar të Njeriut e vecanërisht të Gruas. Në 1880 e më pas në 1902 u desh të përziheshin jashtë Francës gjithë organizimet katolike që refuzonin tu nënshtroheshin ligjeve të Republikës. Jo disa hoxhallarë por mijra murgj  murgesha dhe fetarë katolikë. Kjo nuk ndodhi pa rezistencë dhe pa dhunë. 

Kritika, satira, tallja, blasfemia ishin mjetet që e cliruan Francën nga pushteti fetar. Sa kohë feja ishte fe e shtetit, ata që talleshin rrezikonin jetën. Pastaj Kisha katolike u detyrua të pranonte talljen e karikaturën. Ajo pranoi rregullat e demokracisë. Karikaturat dhe blasfemitë ishin ku e ku më të rënda e violente sesa karikatura e Muhametit tek paraardhësit e Charlie Hebdo që quheshin për shembull “Pjata me gjalpë” dhe më vonë “Hara-Kiri” madje edhe më vonë Charlie Hebdo ishte goxha më i ashpër me Krishtin sesa me Muhametin.

Imagjinoni një artist Felicien Rops që paraqiste Krishtin lakuriq në kryq në ereksion me një fytyrë demoni ! Ose “Hara-Kiri” paraqiste Virgjëreshën Mari të lumtur pas abortit ! Askush nuk i vrau. Përkundrazi, në 2015, një revistë katolike publikoi karikaturat e Krishtit sipas Charlie Hebdo ! Për të treguar që ishin të gatshëm ti pranonin ato.

Nëse sot jeni të lirë të praktikoni fenë tuaj në Francë, nëse keni të njëjtat të drejta si të krishterët, kjo është falë blasfemisë e cila pengoi fenë të aplikojë ligjet e saj. Myslymanët e kanë lirinë e tyre falë blasfematorëve.

Shumë njerëz e refuzojnë sot idenë e blasfemisë, jo vetëm myslymanët. Duhen « respektuar » fetë. Por pikërisht sepse nuk i kemi respektuar arritëm të clirohemi nga pushteti i feve dhe jetojmë në demokraci, në një vend ku të gjitha fetë janë të pranuara.

Charlie Hebdo nuk e tepron, Charlie Hebdo bën me kurajo punën e vet të një gazete satirike që i përvishet gjithë dynjasë, pas dallim feje ose origjine, sepse në demokraci kemi të drejtën të tallemi me të gjithë e me gjithshka.

Duhet të dini që Charlie Hebdo që mund të klasifikohet si ekstrem i majtë i është përveshur racizmit, extremit të djathtë, kristianizmit, politikanëve të të gjitha krahëve. Si edhe islamit barazisht me të tjerët. Përse lipsej të bënin përjashtim vetëm për islamin ?

Në Francë mund të kritikosh ashpër këdo, partitë politike, institucionet, politikanët, artistët. A duhet bërë përjashtim për fetë ?

Në Francë mund të tallesh me katolicizmin, judaizmin, budizmin pa rrezikuar jetën. Pse nuk mund të tallesh me islamin pa rrezikuar jetën ? Pse qënka islami përjashtim ?

Islami mund të kritikohet e të tallet si gjithë fetë e tjera, si gjithë besimet e tjera, si gjithë opinionet, sepse në demokraci, feja është thjesht  një opinion, feja nuk është e shenjtë.  Nëse nuk pranoni këtë atëhere nuk pranoni demokracinë. Kjo do të thotë që dëshironi të jetoni në një shoqëri pa liri shprehjeje, ku nuk kritikohet askush e asgjë, në një shoqëri pa blasfemi, ku feja u dikton njerëzve mënyrën e të jetuarit, kufijtë e sjelljes dhe të fjalës. Kjo ishte Franca e Mesjetës. Kjo është Arabia Saudite sot.

Islami është i kritikueshëm pikërisht sepse ai ende nuk pranon lirinë e shprehjes dhe lirinë e gruas. A njihni masakra dhe atentate të të njëjtës shkallë  nëpër botë në emër të kristianizmit ? Islami është sot e vetmja fe në emër të së cilës vriten qindra të pafajshëm nëpër botë. Sa masakra vetem në Francë : supermerkati Kasher, Charlie Hebdo, Bataklani, karnavali i Nicës, fëmijët hebrenj të vrarë nga Muhamed Merah, profesori në Conflans ditët e fundit e të tjerë ? Sa atentate në Shtetet e bashkuara të Amerikës, në Spanjë, në Angli, në Belgjikë, nën klithmën « Allahu është i madh « ? Edhe organizatat totalitare islamike si Daesh, Al Kaida, gjykatat islamike somaliane ose Talibanët që gjymtojnë, presin koka dhe kryqëzojnë në emër të Allahut të krishterët, myslymanët shiitë, hebrenjtë, homoseksualët, gratë, blasfematorët ? Në sa vende islamike fetë e tjera persekutohen, gratë konsiderohen si inferiore, të rinj ekzekutohen sepse nuk kanë respektuar fenë ?

Këtyre vendeve dhe këtyre njerëzve u mungon revolucioni shkencor dhe fryma e iluminizmit. Ju mungon blasfemia ! 

Të kritikosh islamin nuk është « islamofobi », sëmundje imagjinare kjo e krijuar për të penguar çdo kritikë, aq më pak është racizëm që nuk ka lidhje fare. Të kritikosh ekstremin e djathtë a është ekstremdjathtofobi ? Të kritikosh kapitalizmin a është kapitalistofobi ? Të kritikosh katolicizmin a është katolicizmofobi ?

Të kritikosh islamin është ta vendosësh në të njëjtin nivel me të gjitha fetë dhe opinionet e tjera. Pra do të thotë ta respektosh. Të mos e kritikosh do të thotë të mendosh që islami është inkompatibël me demokracinë siç bëhet kujdes ma një fëmijë i cili nuk përballon dot të njëjtat gjëra si një i rritur.

Karikaturat e Charlie Hebdo, ato të gazetave daneze e sulmonin islamin pikërisht në çështjen e dhunës dhe intolerancës. Ky është një problem apo jo ? Reaksionet violente tregojnë që kishin të drejtë ! Vrasësit e Charlie Hebdo tregojnë që gazeta kishte të drejtë.

Ditën kur islami do të pranojë të përballet me problemet e veta në vend që ti konsiderojë si « islamofobi », ditën kur do të pranojë të tallet me veten dhe ta pranojë talljen me zemergjerësi e buzëqeshje, atëhere do të tregojë që është kompatibël me demokracinë, i aftë për autokritikë ashtu si katolicizmi sot. Atë ditë një karikaturë nuk do të jetë më shkak për masakra.

Uroj të më dëgjoni, sidoms ju që shokoheni nga karikaturat. Të kuptoni që këto janë ligjet demokratike, që kjo kryeneçësi që zgjon mendjet është çmimi i autokritikës dhe i progresit. Sikur një ditë fetë të kishin humor ? Sikur Xhamia e Madhe e Parisit të organizonte një ekspozitë të Charlie Hebdo ? Le të ëndërrojmë …

Pierre Jourde/ L’obs/pergatiti Lapsi.al



27 Comments

  1. Shkofsh ti ne te sateme bashk me kta te lapsit bjerini kembes ska per te dryshuar asgje ne jete te jeteve
    Gjakprishur si europa e semur mos mendoni se do konvertohen muslimanet
    Bjerini legenit nat e dit me ate lart ska lojra pastaj per te tjerat grisuni ku te doni e si te doni maskarenj se nuk u ka mbetur gje tjeter ju ktu ka mbet ceshtja
    Keni ftur gjitha vedet arabe ne luft e beni rolin e kurves se ndershme
    1 u vra edhe uleritet si bucat po ne lindjen e mesme qe vriten perdit nga çifutet apo kto nuk quhen…..
    Shkoni shkerdhehuni neper bordellot ku i kini neper shpia t e juaja mo u merrni me kto halle po nga nje ane beni mir qe dilni hapur qe te dihet lush te behet kurban
    Hajde lapsi investigo tani kete shkrim e po te duash mos e shfaq se na prishet gjiza shum

  2. Lapsi mire qe publikoni kete shkrim skandaloz, i mbushur me trope raciste e supremacizem, kendveshtrim kolonizatoresh, absolutisht shpifesire pa vlere me kontradita historike e llogjike njera pas tjetres qe spo i futem fare ta analizoj, por vendosni dhe te na ofendoni duke publikuar karikatura te tilla. Nuk e di cfare kerkoni te tregoni apo trazoni me kete? Ofendoni pa shkak e pa kriter, ligesi qe fshihet pas te drejtes se fjales. E drejta e fjales nuk eshte e drejte te perhapesh urrejtje, as nuk eshte satira dicka qe perdoret me vend e pa vend, shoqeria ka limite e caqe te vete kuptuara, jemi te lire ne cdo kohe te themi cdo karllek qe na vjen ne mendje por nuk e themi sepse rrespektojme limitet e caqet shoqerore dhe ligjore qe kemi rende dakort si njerez e dime qe e drejta ime te ofendoj dike nga nena mer pergjigjien e merituar nje grusht surratit tim, prandaj dhe nuk e bej sepse nuk kam arsye. Mund te ofendoj nga nena nje qe e ka merituar dhe jam i gatshem te pres reagimin por te besh satire sepse kerkon te besh agjitacjon te ngaterrosh e te helmosh e te kerkosh jo vetem mos te rreagoj njeri por ta pranojne si dicka te mire eshte kulmi i arrogances. E drejta e fjales eshte te jesh i lire te besh satire e te kritikosh te besh agjitacjon kunder zullumit shteteror te kritikosh ide nuk eshte satira dhe e drejta e fjales arme per tu perdorur sic po perdoret sote dhe nga lapsi per propagande per nxitje urrejtje e ligesi. Jo me shume se disa dekada me pare te njejtin argument e perdornin dhe kur benin karikatura te hebrenjeve ne france si gjakpires si te dhene pas parase, apo te arabeve qe pushtonin, e njejta dhe sote.

  3. E prisja këtë bythqirllik nga soji i Muçit Nano, po lapsi ç’pati që u bë kaq koqe? Po sikur Andi Bushatit tia karikaturoje familjen dikush në akte të turpshme seksuale do ti botojë ke Lapsi? Muslimanët e konsiderojnë Profetin si njeri të dashur të familjes së tyre. Francezët që kanë bërë krime pas krimesh, genocid pas genocidi, dhe që vunë gijotinën ku prenë me krenari e ekstazë qindra e mijëra koka për qejf e terror, tani hiqen si viktima që “tronditen” nga metoda franceze e shprehjes së indinjatës ndaj padrejtësisë.

    1. O idiot, kur francezët paskan prerë koka në gijotinë me ekstazë?
      Nqs ti idiot nuk të pëlqen Franca shko në pidh të satëme komuniste injorante.

      A nuk e di o injorant se që para 40 vjetësh nuk ka dënim me vdekje atje.

  4. I ftuat ato birbo islamike nga prapa diellit ne Europe! Ju dhate pune, strehim, shkollim, vajzat tuaja per gra dhe kujtuat se i asimiluat?
    Harruat se ato jane e do mbetem armiq te perjetshem te qyteterimit perendimor!
    Ato kurre nuk do rreshtin se luftuari kete qyteterim, por tashme me pasaporta europiane si qytetar europian te bere nga ju miopet liberale e tru shplare nga propoganda sorosiane e shkaterrimit te identiteteve kombetare!
    Tani keni ardhur ne momentin qesharak : I luteni atyre bastardeve te pranojne karikaturat qe beni ne vendin tuaj!
    Eshte teper vone! Nese doni te jetoni te lire, te mbroni qyteterimin tuaj, identitetin tuaj europian ju nuk duhet ti luteni askujt!
    Ju thjesht duhet ti detyroni ose ti largoni ato qe nuk e pranojne kete qyteterim europian, duke u grisur se pari ato pasaporta europiani qe u keni dhene padrejtesisht!

  5. Nuk behesh evropian me pasaporte! Patjeter qe emigrantet nga Lindja e Mesme e kane te veshtire te integrohen. Me sa duket globalizmit i ka hasur sharra ne gozhde. Une kuptoj se raste te tilla do kete prape. Kjo duket edhe nga komentuesit e ketij shkrimi. Mendojne per terror?! Kjo tregon qe edhe ketu ne Shqiperi nuk i kemi punet aq mire. Nuk jemi aq tolerante sa hiqemi. Per nje artikull te botuar behet nami. Jo, kjo nuk quhet tolerance. Ne jemi te detyruar sepse nuk kemi zgjidhje tjeter. Franca i rregullon punet e veta si te doje, kurse ne kemi kufizime ne zgjedhje te metodave per te zgjidhur problemet. Prandaj, kujdes!

  6. Antirilindas dhe mësues që ju uron: vdekshi të gjithë ju që jeni kaq idiotë. thotë:

    Ju tre debilat e parë komentues, injorantë nqs ju pëlqen kaq shumë feja islame THYENI QAFËN në Afganistan se atje e keni vendin.

  7. O antirilindasi sa te ta shkerdhejm pak motren dhe gruan dhe pastaj do ikim ok mos u bej merak se si specie qeke si hazbi kasaj ne ato qe thua po iku ai i mjeri i pari e theu qafen ?

  8. Demokracia dhe Islami, teme e madhe per njerezimin:- Une nuk shoh ndonje arsye perse te mos bashkejetojne bashke si te gjitha fete e mendesite e tjera. Ka shume shembuj ne bote qe islami e demokracia bashkejetojne normal me njera tjetren. Kush vret ne emer te islamit e ben akte teroriste nuk perfaqeson islamin, por mendesine e tij kriminale dhe une e denoj, gjithashtu denoj qe ne emer te demokracise apo te nje lloj qyteterimi çdo akt dhune e vrasje te cilat jane po aq kriminale sa te çdo krimineli te zakonshem. Krimineli eshte kriminel e duhet denuar pavaresisht ne emer te kujt i ben krimet. Nuk eshte kriminale as islami e as kristjanizmi etj fe boterore, por akti individual i kriminelit eshte kriminale pavaresisht ne emer te kujt e ben krimin.

  9. Si argumentim i nevojës për ndalimin e Kuranit nga ndonjë gjykatë
    ndërkombëtare, siç i është ndaluar Mein Kampf e Hitlerit, mbase do të
    mjaftonin vetëm dy ajete të Kuranit:
    “Dënimi i atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë
    shkatërrime në tokë nuk është vetëm të mbyten ose të gozhdohen, t’u priten duart
    dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi. Ky është
    poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. ”
    [Kurani, surja 5: ajeti 33 / shqipëruar Sh. Ahmeti]
    “Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të
    ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë… ”
    [9:29]
    Ibrahim Kelmendi
    – 20 –
    Uroj që myslimanët fundamentalistë dhe (psudo)myslimanët
    tolerantë, të kenë vullnet të mirë për ta lexuar këtë libër, të cilin e kam
    shkruar parësisht për ta, meqë dua t’i ndihmoj për t’u ndërgjegjësuar
    se po bashkëjetojmë në botën e shekullit XXI, e cila është emancipuar
    e zhvilluar shumë në krahasim me botën e shekullit VII dhe, prandaj,
    është i pamundur rikthimi në atë botë të zymtë.
    Është në interes të të gjithë myslimanëve që të bëhen realistë, se
    përcaktimet fashistoide që i përmban Kurani mesjetar nuk duhet dhe
    nuk mund të praktikohen e zbatohen tani, sidomos jo në shtete e shoqëri sekulariste. Përndryshe, më së shumti pasoja do të kenë kryesisht
    vetë besimtarët myslimanë!
    Uroj që islamistët fundamentalistë të mos e zbatojnë edhe kundër
    meje ajetin e sipërcituar (5:33) dhe hadithin përkatës për apostezi
    (“dezertim”) nga Islami, që parasheh ekzektimin, siç më kanë kërcenuar shpesh, gjatë debateve në FB, dhe siç e kanë zbatuar me krimet
    në Paris e gjetiu, meqë nuk i sjell dot fitore përcaktimit për islamizim
    të dhunshëm të gjithë njerëzimit, siç urdhëron Kurani. Rreth 6 miliardë njerëz nuk e njohin Allahun për Zot dhe as Muhamedin për profet.
    Me veprime të tilla kriminele e terroriste provokohet vetëm reaksioni:
    edhe ne jomyslimanët, fatkeqësisht, jemi të detyruar të vetëmbrohemi
    nga agresioni i tyre fashistoid!

    1. Ku me ke lexuar ndonjehere te jem jo tolerant apo kokefort ekstremist qofte ne politike apo cdo teme tjeter? Apo te jem jo i sinqerte dhe te me etiketosh si pseudo tolerant qe fsheh armiqsi ndaj teje? Kritika eshte e mirepritur cdo here ndaj Profetit ndaj Kuranin ndaj ekzistences te Zotit e me rradhe, ndryshe nga kristjanizmi librat tane jane te mbushur me kritike nga vete ne qe ne lashtesi. Kemi apologji filozofike dhe kritiken per ekzistencen e Zotit kemi apologji dhe kritike per domosdoshmerine ose jo te revelates dhe profecise e me rradhe. Nuk kemi qene kurre jo tolerant ndaj kritikes apo te tjereve te pakten si grupim sepse normal kemi patur dhe ne historikisht ekstreme tona e grupe sektare ekstreme. Problemi nuk eshte tek jo toleranca ndaj kritikes vete por tek cfare eshte fjala e lire dhe cfare eshte agjitacjon e provokim ose ofendim i qellimshem e perhapje urrejtje. Ajo qe shkruaj nuk eshte shfajsim i aktit barbar te vrasjes te mesuesit por pergjigjie kritike e autorit te artikullit qe eshte koke e kembe i tere argumentim idiot supremacist tipik evropjan elitar liberal pa lidhje, dhe i publikimit te karikaturave nga lapsi. Cfare shkruaj per lirine e fjales eshte ndryshimi mes kuptimit te lirese se fjales qe ka Magna Carta dhe Liberalizmi apo racjonalizmi dhe materjalizmi e me rradhe, prandaj dhe e quaj autorin intolerant i cdo pikpamjeje tjeter sepse eshte i tille, eshte tipik liberal intolerant qe sheh problemin tek te tjeret vetem dhe asnjehere tek ideologjia e tij.
      Sa i perket citimeve te Kuranit qe ke postuar eshte mire ti postosh te plota ne kontekst te plote, nqs do te besh kritike dhe jo propagande. Gabimet qe bejne ekstremistet myslyman dhe Islamofobet injorant eshte se citojne Kuranin sipas qefit shkepusin nje pjese nga konteksti.
      Megjithate po ta shpjegoj, kjo pjesez qe citove e para eshte afirmim i ndeshkimit ne Bibel te Dhijates se Vjeter, pjesa me siper kesaj pra ajeti para ketij ajeti flet per udhezimin e Hebrenjve “Prandaj urdheruam femijte e Izraelit qe kush mer nje jete (padrejtesisht) eshte sikur ka vrare gjithe njerezimin dhe kush shpeton nje jete eshte sikuper ka shpetuar gjithe njerezimin” per ne ne Islam eshte praktika e “syrgjynit” dmth te debosh dike nga vendi per krime qe kane bere, sote eshte e ngjashme me ligjet e heqjes se nenshtetesise. Kjo eshte kuptimi i kesaj urdherese, sepse ne ate pjesez thuhet “ose debojini” dijetaret ne Islam e kuptojne pjesen e pare si pershkrim te rendesise te ketij lloji krimi sipas Bibles Dhijates se Vjeter dhe pjesen ose debojini si rregull ne Islam.
      Nje rast i praktikes te kesaj pjeseze eshte Al Hakam ibn al As babai i Marwan ibn al Hakam qe me vone u be kalif gjate perjudhes se umejedeve. Al Hakam u syrgjynos nga Medina ne Taif nje qytet diku afer Medines. Mund te kerkosh per ta e bemat e tyre ne google po pate interes. Nuk ka praktike kryqezimi apo prerje terthore te gjymtyreve ne Islam ka syrgjynim, debim nga vendi sipas kuptimit te ketij ajeti.

      E dyta citon pjeseza te ajeteve te luftes. Ne Kuran ka nje rregull qe cdo ajet shpjegon dhe ploteson nje tjeter. E njejta dhe per ndalimin e pijes dhe per bixhozin. Ligji primar ne Islam eshte qe lufta e gjakderdhja eshte e ndaluar. Kete praktike myslymanet e ndoqen per 13 vite gjithesej. Me pas erdhi ajeti i lejimit te luftes ne vetembrojtje “Lufto ata qe ju luftojne dhe mos tejkalo caqet”, me pas ka ardhur ajeti i kapitullit “Tawba” ose al Barra’a qe si ektremistet ashtu dhe islamofobet injorant e citojne me se shumti enkasi keq “Luftojini jo besimtaret…..”. Kjo pjesez vijon me poshte te thote ….”debojini nga shtepite e tyre ashtu sic ju debuan…” dmth eshte ajet i kushtezuar sepse flet per Mekasit qe debuan myslymanet jo per jo myslymane ne pergjithsi pasi eshte ajet specifik. Ska te beje fare me te shpallurit lufte jo myslymaneve sepse pjesa tjeter me poshte ketij citimi thote per politeiste ne rast se kalojne nga ju uluni e lexojuni nga fjalet e Zotit sepse jane njerez qe nuk dine dhe o ben pakt me ta o lerini te shkojne (kuptimi). Nuk ka lufte kunder jo myslymaneve. Ne Islam eshte e ndaluar forca ne ceshtje besimi …”Nuk ka force ne fe”, apo “A do ti besh njerezit te besojne me dhune?”
      E treta permend denimin per apostasi. Eshte idiotesi e papare por megjithate po ta shpjegoj dhe kete kaloja atij Ibrahimit. Hadithet ne Isalm jane tradita qe njerezit kane raportuar. Ne librat e haditheve mund te gjesh genjeshtra pa fund, idiotesira qe njerezit kane sajuar pa fund shpikje e shpifje pa fund, por dhe thenie te Profetit te verteta. Ka tradite qe thote hani hurma pas peshkut, tradite e sajuar nga tregetare arab ne Indi. Ka tradite qe thote grate mallkohen po rrefuzuan seks me burrat e tyre, por ka dhe tradite te vertete nga Profeti. Ne kete menyre traditat klasifikohen ne te verteta te dyshimta te paverteta etj. Me pas klasifikohen ne te “Vetme” “Ahad” ne arabisht, apo te raportuara ne mase, traditat e ketij klasifikimi te dyte kane me prioritet. Kriteri i pare i tradites Profetike eshte qe tradita te jete ne konformim me Kuranin pra mos ti dale kunder. Nje tradite qe eshte e vertete ne zinxhirin e transmetimit por bije ndesh me Kuranin nuk meret per baze. Ose nje tradite e vetme “ahad” qe bije ndesh me nje tradite te mas raportuar nuk meret per baze ne ceshtje ligjore, ose nje tradite e dobet ne zinxhir por me kuptim te mire dhe keshille te mire meret per baze keshilla por jo vertetsia e me rradhe pasi kriteret jane te shumta. Kjo eshte dhe puna e apostasise ne Islam. Eshte nje tradite e vetme qe bije ndesh me Kuranin dhe me tradita te mas raportuara si e tille nuk meret per baze. Kurani eshte i qarte per apostasine ne shume vende….”A do ti besh njerezit me dhune te besojne?….” apo ajo qe te citova me siper qe nuk ka force apo dhune ne fe ne ceshtje fetare besim apo mos besim apo ceshtja e atyre qe pas imanit shkojne ne mosbesim eshte me Zotin etj etj. Kurani eshte i mbushur me pjese te tilla ne afirmimin e te drejtes te besimit apo mos besimit dhe kalimin ne mos besim nga besimi. Ka vetem nje grup ekstrem ne Islam sote qe beson se apostasia eshte e denueshme me vdekje, vehabite e sotem dhe vellezerit e tyre ideolog islamofobet ekstremist si Ibrahimi te dy bazohen ne nje tradite.
      Ne fund nuk po te beje “davet” apo po te debatoj te te mbush mendjen as se me shqeteson kritika jote perkundrazi, une vete jam teper komod ne besimin tim jam perpjekur te jem dhe ateist dhe te gjej gabime, dhe kam gjetur gabime boll ne mendjet e myslymaneve por jo ne Zot e ne Kuran e ne Profet, po te gjej e mohoj Islamin pa asnje problem pasi detyra jone si njerez eshte ti permbahemi te vertetes. Ama te citosh ashtu sic ben ti, nuk eshte kritike por eshte te besh propagande te maresh ne qafe njerez dhe veten.

      1. “Nje rast i praktikes te kesaj pjeseze eshte Al Hakam ibn al As babai i Marwan ibn al Hakam qe me vone u be kalif gjate perjudhes se umejedeve. Al Hakam u syrgjynos nga Medina ne Taif nje qytet diku afer Medines. Mund te kerkosh per ta e bemat e tyre ne google po pate interes. Nuk ka praktike kryqezimi apo prerje terthore te gjymtyreve ne Islam ka syrgjynim, debim nga vendi sipas kuptimit te ketij ajeti.”…… Shkruani më sipër.

        Nuk ka praktikë në islam!!!!! po mësuesi çfarë ishte, nuk e kuptoj çfarë mendje keni”””

        Vrasjet e përdhunimet e ISIS çfarë ishin? nuk ishin frymëzim nga ajeti 5:33?

        Ju jeni të indoktrinuar dhe do të vdisni të tillë.

        Komunistët dhe terroristët nuk pendohen.

  10. Te dashur kristian , ne jo vetem qe nuk guxojme por as qe e mendojme te tallemi me profetin tuaj . Prandaj edhe ju na respektoni traditat tona . Ne fund te fundit eshte vetem nje Zot , menyra sesi i falemi na bene te ndryshem .

    1. Nuk ka nevojë të talleni ju, ata tallen vetë me Krishtin, por sot në shekulline 21 nuk i kërcënon kush me vdekje siç ndodh me injorantët islamikë.

  11. Asgje nuk perligj vrasjen dhe krimet ndaj civileve, por ndjeshmeria ne shenjterine e simboleve Islame eshte shume e lart.Eshte vije e kuqe.Nje verset nga Kurani famelart”Provokimi eshte me i rende sesa vrasja”.Laps,mos u perdor si papagall por dhe si kruajtes.Ne mendje, vesh dhe ……..

    1. A e kupton që kurani thotë broçkulla vdekjeprurëse?

      Sipas kuranit tënd qenka më e lehtë vrasja se provokimi!!!!!!

      Kush janë ata shkencëtarë që mund ta argumentojnë këtë idiotizëm!!!!!

      Islami që në lindje ka qenë vrasës, dhe pikërisht për të justifikuar vrasjet e tyre ata shumë thjesht mund të justifikohen, si trushpëlarë që janë se i kanë provokuar.

      Po ato xhamijat në mes të Europës e Amerikës a nuk janë provokim?

    2. famelart hahahahaha paske ndjek shum ate hajdutin naci neper rrjete sociale o mjeker.
      famelart per fashizem. edhe meinkampf famelart esht.
      ju sdini as ca flisni

    3. Eshte shume e larte siç ishte ne Evrope ne mesjete …dhe ne mos gaboj edhe ju jevgjitet me gjak apo me zemer andej nga 1300 jeni me kalendar
      Po une qe sjam as evropian e as jevgjit them keshtu: Evropianet ta mbajne kete timin fort me te dyja doçkat se mos kercen kurse ju jevgjitet rruajeni….edhe ne fund kush ta kafshoje me fort
      Po te koka se aty i pelqen

      FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!
      Dhe fundi i kujtdo plehre qe shpreson ndryshe eshte afer

  12. S’ka ngel Zoti ta mbrojne ca te pa shkolluar me mjeker te gjate po ca ti besh mendjes thuaj, me zor nuk behesh dot i zgjuar. Ideologji fetare, politike dhe ekonomike jane shpikur me qindra e mijra ne historine relativisht te shkurter te njerezimit ne kete Univers, por per budallek feja mban vendin e pare. Mjere ne thuaj qe jemi te detyruar te ndajme te njejten toke e ajer me keto copa mishi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *