• |
ide | kryesore

Barazim mes shiut: Manchester United e Chelsea ‘frikë’ nga goli

-Instant, Sport



Manchester United-Chelsea, përplasja më interesante e Premier League, në javën e 6 të kampionatit, ka përfunduar pa fitues në Old Trafford. Të dy skuadrat vazhdojnë kështu rezultatet jo të mira në kampionat, duke bërë që të zbehen cdo javë e më shumë pretendimet e tyre për titullin kampion.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Chelsea, me Blues që patën zotërimin e topit, e kontrolluan lojën por ishte Manchester United që rrezikoi më shumë të shënonte. Lojë e fortë fizike, po u dashën më shumë se 30 minuta për të parë goditjen e parë në portë. Pulisic për Chelsea dhe Bruno Fernandez, Rashford dhe Huan Mata, kërkuan pa rezultat të shkundin skuadrat nga apatia.

Në pjesën e dytë më të mirë ishin Manchester United por nuk arritën që të shenojnë gol. Rastin më të mirë e pati Cavani, që bëri debutimin me fanellën e Red Devils, por uruguajani nuk arriti të godasë si duhet, me topin që doli jashtë portës. Të gjitha lëvizjet nga pankina, përtej përpjekjeve, nuk e bënë dot diferencën e shpresuar nga Solskajer e Lampard. Në fund një 0-0 që u kondicionua jo pak nga reshjet e vazhdueshme të shiut, që nuk kënaqi askënd në “Old Traford”. Chelsea pas barazimit ka 9 pikë kurse United është në vendin e 15 me 7 pikë pas 6 javëve të luajtura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *