• |
ide | kryesore

Basha në 75-vjetorin e OKB: Do të punojmë që Kosova të marrë atë që i takon

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së ka shkruar në “Twitter” se Organizata e Kombeve të Bashkuara është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve.

Lideri i PD-së theksoi se qeveria e ardhshme me në krye atë kryeministër, do të punojë që Kosova të marrë vendimin që i takon në OKB.

“Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet”, shkruan Basha.



1 Comment

  1. Po ti shite detin dhe i solle varrezat e “ushtareve greke” deri ne Berat mer shkerdhat.
    Po ti je akoma me nje kembe ne Shqiperi dhe nje kembe ne Hollande me te qifsha grun qe e ke ne Hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *