• |
ide | kryesore

Blake Lively dhe këpucët e saj kthehen virale

-Instant, Paparazzi, Slider



Fotoja e fundit që Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë postuar në rrjetet sociale ka ngjallur një sërë diskutimesh. Kjo për shkak se aktorja vendosi të bëhej paksa krijuese me këpucët e saj.

Blake dhe Ryan ndanë një foto për t’u bërë thirrje njerëzve të votojnë, por vëmendjen e morën këmbët e Blake, ose më saktë këpucët e vizatuara të saj. Në fakt, çifti njihet për sensin e humorit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj radhe.

Në foton e postuar në faqen e Lively në Instagram, në të cilën ajo dhe Ryan Reynolds buzëqeshin me fletët e tyre të votimit, aktorja shihet e veshur me një pallto me kuadrate, një golf me ngjyrë neutrale dhe pantallona rozë, si dhe me ato që dukej se ishin një palë sandale kafe me rripa. Edhe pse nga larg këpucët e saj dukeshin reale, pas një inspektimi nga afër, ishte e qartë se këpucët e saj ishin të vizatuara.

“Ishte hera e parë për Ryan. Ai ishte mjaft i frikësuar. E gjitha ndodhi kaq shpejt. Vërtet shpejt! Ai qau. Unë bëra sikur qaja. Pastaj ai thirri të gjithë miqtë e tij,” –shkroi Lively përkrah fotos, pa komentuar aspak sandalet e vizatuara, për të cilat foli më vonë në Stories, duke u shprehur se nuk e shihte ku qëndronte problemi.

Madje, në foto ajo etiketoi te sandalet stilistin e famshëm të këpucëve Christian Louboutin.

Ndërkohë, në faqen e tij në Instagram, Reynolds ndau imazhin origjinal, në të cilin Lively shihet teksa qëndron zbathur në majë të gishtave.

“Kjo është hera ime e parë që votoj në Amerikë. Unë do të doja të falënderoja gruan time Blake që e bëri herën time të parë kaq të butë dhe të dashur. Ishte super e frikshme në fillim, pastaj emocionuese dhe tani jam pak i lodhur. Por krenar. #VotoniHerët,” –shkroi ai.

Duket se çiftit i pëlqeu kjo lojë, pasi më vonë ndanë edhe një foto tjetër me një tjetër model këpucësh, sepse pse jo?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *