• |
ide | kryesore

Emrat që u dogjën/ A mund të kthehen në farsë zgjedhjet në PD

-Instant, Kryesore, Lajme



Eleminimi i disa prej emrave të Kryesisë dhe ish grupit parlamentar të PD nga lista e kandidatëve për deputetë ka provokuar polemika brenda selisë blu, që duket se kanë arritur të vënë në pozitë të vështirë kupolën drejtuese të saj. Pas daljes së produktit final duket sikur Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave e mori punën e filtrimit më seriozisht se ç’duhet dhe vetë procesi mund të vihet në diskutim. Disa ndër emrat më aktivë të katër viteve të fundit në opozitë u përjashtuan nga gara nga Komisioni që përbëhej nga Besnik Mustafai, Genc Ruli, Bujar Nishani, Mark Marku dhe Enriketa Papa.

Lëvizjet e ditëve të fundit dhe disa nga deklaratat publike po reflektojnë qejfmbetje në selinë e PD, pasi emrat e skualifikuar nga Komisioni, jo vetëm kanë qenë të pakursyer në mbështetjen ndaj kryetarit Lulzim Basha, por disa janë edhe “prodhime bio” të tij. Për 13 emrat më poshtë Komisioni nuk e ka dhënë pëlqimin e tij.

1. ANDON FRROKAJ
2. ARBEN KASHAHU
3. ENDRI HASA
4. ERVIN SALIANJI
5. FATBARDHA KADIU
6. IZMIRA ULQINAKU
7. LINDITA METALIAJ
8. LORENC LUKA
9. LUAN BACI
10. NADIRE MEÇORAPAJ
11. ROMEO GURAKUQI
12. TRITAN SHEHU
13. XHEMAL GJUNKSHI

Anëtarët e Komisionit qenë të qartë në misionin që iu ngarkua. Besnik Mustafai doli garant gjatë një interviste në News24 se procesi kishte integritet, pasi askush nuk kishte pasur presione nga lidershipi politik i partisë.

“Në rastin e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike përveç debatit që kemi bërë duke dhënë secili pikëpamjet e veta, kemi bërë votim të fshehtë dhe kush ka marrë nga 5 veta, 3 vota kundër, është skualifikuar” tha Mustafai.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe Bujar Nishani, që në një intervistë në A2 theksoi se si Basha, ashtu edhe Kryesia e Partisë Demokratike mund të kenë qejfmbetje, por nuk mund të dalin jashtë emrave që i ka vendosur Komisioni për listën e kandidatëve për deputetë.

“Nesër në procesin vijues, kur Kryetari si drejtues i Partisë Demokratike, kryesia e PD do të përcaktojnë listën finale janë të detyruar të veprojnë vetëm këtij grupimi njerëzish që janë përzgjedhur deri më tash, ç’ka do të thotë se gjatë këtij procesi mund të mos jenë përzgjedhur njerëz të cilët mund t’i kenë pëlqyer në mënyrë subjektive kryetarit apo një anëtari të caktuar të kryesisë së PD” tha Nishani.

Por në njoftimin e Partisë Demokratike kur u publikuan emrat e skualifikuar, ata u trajtuan me anë të asaj që u quajt “lista kombëtare e disa prej kandidatëve” (ku bënin pjesë anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017). Përveç kësaj emrat që morën votë kundër nga Komisioni u tha se “kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi”. Pra vetë emërtimi i kësaj liste nuk flet për skualifikimin e tyre, por për një “aprovim të shtyrë” duke lënë vend për interpretime.

Një tjetër fakt që tregon pavendosmërinë me të cilën po trajtohet filtrimi i emrave nga Komisioni është një takim që kryetari Lulzim Basha pati me 13 të skualifikuarit. Partia Demokratike nuk pati një njoftim zyrtar për këtë takim. Nuk dihet nëse Basha u dha shpresë të skualifikuarve për rikthimin e tyre në listat e kandidatëve përmes një vendimi personal të tij, por ajo që ra në sy ishte deklarata e Tritan Shehut pas takimit. Shehu tha se “për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statuore. Vota e anëtarësisë determinuese”.

Në fakt, pavarësisht dyzimeve në kupolën e PD, për të skualifikuarit ka një udhëzim të qartë të kryesisë se çfarë ndodh me kandidaturat që Komisioni i rrëzon. Në këtë udhëzim, në pikën 33 të tij, të firmosur edhe nga Lulzim Basha, emrat e skualifikuar nga Komisioni nuk futen më në listën e kandidatëve për deputetë, por mbeten për t’u bërë pjesë e ekzekutivit nesër.

Dokumenti i kryesisë së Partisë Demokratike nuk lë vend për interpretim. Çështja është a do t’i qëndrojë Basha të njëjtit pozicion që mbajti në fillim të procesit të zgjedhjeve, kur e quajti këtë një ndër proceset më demokratike në Ballkan, apo do të rikthejë në listat e kandidatëve disa nga të përkëdhelurit e tij, duke e shndërruar procesin në një farsë.©Lapsi.al



19 Comments

  1. pjese e ekzekutivit neser?!! hahahah o lule i dogje se neser ti do jesh prap ne opozite sepse paguhesh nga edi rama dhe nga banda e tij.

    1. Tritanin po e kandiduat, na e sillni ne Lushnje. Fushaten ta permbylli tek Roza Haxhiu, se ka kujtime te mira aty. Kesaj radhe e pret nje Pras edhe me i gjate se ne 1997. He ere Tritan si thua?

  2. Proçesi i demokratizimit te PD duhet te vazhdoje e te permisohet. PD nuk vjen ne pushtet nga hatermbetjet e disave qe nuk jane votuar nga antaresia e partise por nga votat e elektoriatit gri qe shohin te ky proçes demokratizimi nje fije shprese per te ardhem e klases politike Shqiptare. Ne te kunderten Basha luan me fatin e tij politik

    1. Komentin e Astritit duhet ta lexoje Basha, sepse me duket se Astriti eshte i majte, dhe i zhgenjyer nga Rilindja, keshtu qe Basha duhet te ofroje dicka qe ben per vete edhe elektoratin gri, si Astriti dhe te tjeret. Dhe kete nuk do e bente dot me fytyra te vjetra te dale boje. Te gjithe ato kurva politikane qe kane nderruar parti sipas interesit personal, duhet ti kishe hequr me kohe. Jo vetem Tritan Shehun, per te cilin je vonuar biles, por edhe Pollon apo Rulin i cili jo vetem eshte i konsumuar por vjen ne PD vetem kur PD eshte gati per te marre pushtetin. Vazhdoni pra me spastrime te tjera se nuk humb gje, perkundrazi

  3. Si do që të bëhet në fund të fundit do ngelen 140 kandidatë.E reja është që anëtarësia mori pjesë në këtë proces.Dikujt dhe mund ti ngelet qejfi por ata mund të kenë mundësinë të japin kontributin në mënyra të tjera.

  4. Kësaj i thonë “hyp se të vrava, zbrit se të vrava”,
    A është deklaruar se pjesa dërmuese e popullit shqiptar nuk do që deputetët të zgjidhen nga kryetarët e partive po nga baza e partisë ?
    A janë reklamuar listat e hapura si mënyra më demokratike e përfaqësimit në parlament ?
    Deri tani e vetmja parti që e ka zbatuar këtë proçedurë të zgjedhjes së kandidatëve, është partia demokratike.
    Po ka të pakënaqur !
    A thua se ka më pak të pakënaqur nëse kandidatët do ti zgjedhë sipas oreksit të tij EDrama.
    Nga ana tjetër partitë politike janë kritikuar që nuk e zgjërojnë spektrin e udhëheqjes së tyre me politikanë të vjetër e të rij.
    Rëndësi ka që përzgjedhja nisi nga baza, nga antarësia e partisë e jo me emra të nominuar nga lartë.
    Jo po baza nuk paska përzgjedhur figura të shquara luftarake të partisë demokratike.
    Po a ka “figurë” më luftarake në mbrojtje të kryetarit të PS, se Eliza Spiropali ?
    Jo më elektoratit opozitar, por ajo është bërë objekt humori edhe nga elektorati socialist për servilizmin e saj ekstrem ndaj shefit.
    A është “populli” i pagabueshëm ?
    Është more, është se po të ishte ndryshe nuk do të mbante në pushtet një klikë të korruptuar.
    Është kjo arsyeja që në shumë vende me sistem demokratik të konsoliduar, ka dy dhoma në parlament.
    Dhoma e deputetëve dhe e senatorëve
    Të pesë antarët e Komisionit përzgjedhës të emrave të dalë nga baza në Partinë demokratike, ndonëse kanë qenë “të pakënaqur” me partinë e tyre, nuk e kanë braktisur kauzën e saj dhe pasi u thirrën të japin kontributin e tyre, e kryen ate .
    Mundet që ndonjeri prejt tyre të bëjë vlerësime subjektive.
    Po pikërisht në bazën e mendimit ndryshe bazohet demokracia.
    Kryesia aktuale e Partisë demokratike, është fakt që dominohet nga politikanë të rij në moshë, që nga kryetari i saj..
    Padyshim që më së pari duhet të respektohet gjykimi i shumicës, që është baza e antarësisë së një partie.
    Duhet sigurisht të respektohet në masën e duhur edhe gjykimi i kryesisë së partisë, pasi ajo i ka kapacitetet organizative për të bërë diferencimin e vlerave e të metave të politikanëve të saj.
    Nga ana tjetër, krijimi i një komisioni për të ndihmuar në selektimin e kandidatëve, është një praktikë që duhet të ndiqet në gjithë strukturën shtetërore, në të gjitha hallkat e shtetit.
    Sëfundi, meqë nuk e kam parë personalisht sistemin zgjedhor me lista të hapura, si sistemin më të përsosur për një vend si Shqipëria, me një nivel të dobët të përceptimit të demokracisë, fakti që e vetmja parti që po tenton ta bëjë këtë, po kritikohet, pa i dhënë një alternativë tjetër, është një tregues se për Shqipërinë nuk duhen marë në bllok eksperiencat e vendeve me demokraci të konsoliduar, por bazuar në realitetet shqiptare.

    1. Edhe une. Njehere thone qe ne pushtet nuk vihet me xhaketat e vjetra por kur ata skualifikohen e quajne farse. Nese ne kualifikimin apo skualifikimin eshte perdorur nje kriter i barabarte per te gjithe nuk ka vend per qejfmbetje. Nuk e njof ne detaje siatemin e perdorur por gjithsesi nje proces qofte edhe joperfekt(cfare eshte perfekte ne Shqiperi) i cili mbeshtet ne voten e anetarsise eshte shume me mire se vendimi i imponuar i njeshit.

  5. Nuk e kuptoj kete lloj logjike! Natyrshem se nuk do jene ne lista per deputet te gjithe te propozuarit.
    Ju kujtoj se me Kushtetute kemi numrin 140 per deputete.
    Dini gje, mos valle ne PS aq sa do propozohen do jene ne liste per deputet?

  6. Shume mire qe u dogjen. Diku ,ne nje interviste te Tritan Shehut lexova qe akoma nuk eshet e sigurte. Luli te thote shyqyr qe kete Tritanin dhe ca te tjere, ia hoqi komisioni, dhe nuk i ngeli pergjegjesia atij, por mos u bej kar ti rikthesh prape si kandidate apo ne administrate. Nuk te ulin vota, dhe as ste bejne dot presion. Ca presioni ben Tritani aman, ai vetem gjuhen dhe bythen di te perdori. Apo Salianji? Salianji cun i mrie por qe nuk thith dot elektorat. Bashes duhet te hiqte edhe Rulin dhe Mustafen. Per doktorin respekt, por te isha si ai nuk do kandidoja me. Populli do njerez te rinj dhe me shkolle, dhe jo servila te krietarit

  7. Mire e ke ti or emerharruari i ores 12:39!
    Populli nuk do servila te krietarit, Populli do Spiropidhin qe i thote krietarit Skenderbeu, Populli do Tao katunaro Ballecken qe ju ka shtrembru goja duke ja mbajt krietarit, Populli do ca si Ballukja e Manastirleshja qe nuk jane asfare biba te krietarit. He se harrova, do dhe maloke me shkolle si Lindit Nikolla me Diplome Kristali me mesatare 5.5,

    1. Dakord, ai ishte person aktiv. Kurse pasivi T.Shehu nuk ka ca te japi me shume, por di vetem te marri,dhe njehere qe u refuzua filloi duke bere si gore. Salianjit mund t’i jap ndonje post tjeter,se ky me tere mend e meriton

  8. Histori shqiptare kètej nga kuçi vores donin shoferin e autobusit ta quanin ylli dhe pasagjeret te uleshin ne vendè te pare te gjithè

  9. Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.
    Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
    Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
    Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
    Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.
    Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.
    Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.
    Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.
    Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.
    Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie

  10. ISHTE KOMPLET NJE MASHTRIM . NE FUND VENDOS KRIEKARI
    TEGJITHA PARTITE JANE PARTI HALABAKESH POR JUVE NUK JU FALET SE JENI PARTIA QE SOLLI NDRYSHIMIN , SOLLI DEMOKRACINE , SOLLI LIRINE . ATE LIRI QE JU SOT PO E MBYSNI . KJO NUK ESHTE DEMOKRACI POR KURVERI LIDERASH TE PAPERGJEGJSHEM

    1. Mendo se çfarë do të bje ti si “demokrat 24 karat”, sikur partinë demokratike ta drejtonte EDrama.

  11. salianji= oldashi ri

    nuk besoj se do ta kaloje kufirin. Bravo sak nevoje te jete deputet ka respektin e njerezve. TE SHKOJE TE MURRIZI E TE BEHEN BASHKE 😀

    trimat e humbin luften po fitojne beteja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *