• |
ide | kryesore

MotoGP/ Super Nakagami niset në krye për herë të parë në karrierë, Mir komplikon Botërorin në Teruel

-Instant, F1, Sport



Do të jetë japonezi Takaaki Nakagami që do të niset para të gjithëve në GP të Teruel në Aragon. Piloti i team Honda, në pole position e parë në karrierë në MotoGP, paraprin me 63 të mijtat Yamahan e team Petronas të Franco Morbidelli e Suzukin e Alex Rins. Vijë e dytë për Vinales (4°) e Quartararo (5°), ndërsa gara e të dielës do të fillojë në ngjitje për Andrea Dovizioso që do të niset nga vija e gjashtë, në vendin e 17.

Për të festuar rinovimin e kontratës me HRC nuk mund të niste më mirë fundjava e Takaaki Nakagami që, për herë të parë në karrierë në top-class, merr pole position për GP të Teruel. Me një kronometrim prej 1’46”882 japonezi mban Hondan e team LCR para të gjithëve duke ëndërruar një start të GP në Aragon që mund ti dhurojë më shumë se një vend të katërt final, që është pozicionimi më i mirë i tij sezonal, arritur në garën e dytë në Jerez. Kostant e i talentuar, piloti i skuderisë Honda kishte paralajmëruar kolegët në FP2 të të premtes, përpara se “të kënaqej” me kohën e dytë më të mirë mëngjesine sotëm.

Franco Morbidelli do të niset nga vendi i dytë në start, pranë Suzukit të Alex Rins, që fundjavën e kaluar fitoi në raundin e parë të Aragon. Vija e dytë e gjitha për Yamaha M1 të Vinales e Quartararo, që midis kanë të vetmen Ducati të aftë të marrën pjesë në Q2, ajo e Zarco. Lideri i Botërorit Joan Mir e mbyll në mënyrë të pashpjegueshme në vendin e 12° e GP i Teruel do të jetë një ndjekje e rivalit të tij kryesor Quartararo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *