• |
ide | kryesore

Gramsh/ Prangoset pronari i një lokali dhe kamarieri për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit

Lajme, Të fundit

Dy persona janë arrestuar në Gramsh pasi akuzohen për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qira) dhe Xh.B., 21 vjeç ( kamarier) banues në Gramsh, akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Arrestimi i tyre u bë pasi, në lokalin në lagjen “18 Gushti” në Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

3 Comments

  1. Kur lexova titullin une mendova qe do kishin pas nja 5 a 6 kompiutra lojrash, por kto paskan von baste online. Hajde shtet hajde meret me therrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu