• |
ide | kryesore

Inter tërbohet me UEFA-n duke menduar një inskenim: Hakimi pozitiv para ndeshjes, por në tamponin e klubit negativ

-Instant, Sport



Achraf Hakimi negativ, madje edhe në tamponin e dytë të kryer nga Inter, që në një farë mënyre është në garë me kohën për të marrë aprovimin e Ats për ta patur lojtarin në dispozicion në transfertën kundër Genoa. Futbollisti maroken, në pritje të ‘ok’ mjekësor përfundimtar, është nisur për në Liguria ku do bashkohet me grupin, për të qenë të paktën në pankinë kundër kuqebluve.

Ndërkohë, zikaltrit janë tërbuar me Uefa-n sepse lojtari kishte rezultuar lehtësisht pozitiv në testin e kryer nga mjekët e organizmit më të madh të futbollit europian, por në një moment të parë ishte komunikuar negativiteti. Ashtu si negativ rezultoi tamponi 48 orë pasi humbi ndeshjen e debutimit në Champions League kundër Borussia Moenchengladbach.

Klubi i Suning, më shumë se për ndeshjen e humbur, është nervozuar për vonesën e komunikimit për pozitivitetin që e ka lejuar Hakimi të bënte stërvitjen e fundit me grupin (në rast të pozitivitetit real do të kishte rrezikuar të infektonte shokët) e për këtë po vlerëson të gjithë elementët në dispozicion për të protestuar në nivel zyrtar me Uefa-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *