• |
ide | kryesore

Macron: Virusi do të jetë deri verën e vitit tjetër

Lajme, Planet

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë me një parashikim aspak optimisht, kur thotë se vendi i tij do të përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19 të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm, pasi rastet në vend u rritën mbi një milion.


Të premten Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje.


Duke folur gjatë një vizite në një spital në Paris, Macron tha parashikimi i tij bazohet në ato që thonë shkencëtarët.

“Më kanë thënë se besojnë që virusi do të jetë i pranishëm në rastin më të mirë deri në verën e ardhshme”tha presidenti francez.

Por ai tha se ishte ende herët për të thënë nëse Franca do të hynte në një bllokim të ri të plotë ose të pjesshëm.

Kombet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu regjistruan raste të reja rekord.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja në shtetet evropiane ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.

OBSH bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën në spitale.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështira dhe disa vende janë drejt një rruge të rrezikshme, “u tha gazetarëve shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti tani ka arritur një total prej 7.8 milion rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu