• |
ide | kryesore

Ndalohet sot qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja, shoferëve u kërkohet të përdorin akse të tjera

Lajme, Të fundit



Prej ditës së sotme do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Kjo për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërra paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.



2 Comments

  1. Po cila është rruga alternative të shkosh nga stacioni i trenit tek ALBtelecom në autostradë, o debilat e Rilindjes? Apo ti biem rrumbullak nga Ndroqi? E dini që e keni bllokuar edhe urën që të lidh me Paskuqanin, për.te dalë tek kthesa e Kamzës? E dini qe ka njëzet që punojnë në autostradë përditë? Nga cila rrugë alternative të shkojnë apo nga ……..

    1. Verten mendoni se i intereson sadopak shtetit apo Rames se ngo do te kalojne qytetaret ….
      Duket shume qarte qe shteti po punon per shpopullimin e Shqiperise, po ia ben jetesen njerezve aq te pa mundur sa ti detyroi te ikin prej ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *