• |
ide | kryesore

Presidenti i Polonisë rezultoi pozitiv me COVID-19, detajet për gjendjen e tij shëndetësore

Lajme, Planet



Presidenti polak Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja e tij shëndetësore deri tani është e mirë.

“Presidenti doli pozitiv në testin e COVID-19, mirëpo është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”, tha Sekretari i Shtetit Blazej Spychalski në Twitter.

Polonia po përballet së fundmi me rritje të rasteve me koronavirus, pasi vetëm gjatë ditës së djeshme vendi regjistroi 13 mijë raste.

Duke parë situatën aktuale, autoritetet polake filluan zbatimin e masave parandaluese për ngadalësimin e përhapjes; mes tyre si mbyllja e pjesshme e shkollave fillore si dhe e restoranteve.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Poloni u rrit në 242 mijë, ndërsa deri më tani janë shënuar katër mijë viktima.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *