• |
ide | kryesore

Punimet te “Shqiponja”, ja si devijon trafiku nga dita e hënë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për shkak të punimeve në nyjen “Shqiponja”, duke nisur nga e hëna e 26 nëntorit do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Planin e menaxhimit të trafikut e prezantuan drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti dhe Drejtori i DPN2, Bashkia Tiranë, Herion Rrapaj.

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH.

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, tha Verdho, teksa ju bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit.

Nga ana e tij, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti, tha se janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake për të bërë të mundur menaxhimin e qarkullimit të automjeteve sipas grafikut të përgatitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *