• |
ide | kryesore

Safet Gjici mbledh asamblenë e PS-së dhe harron maskat. Do të gjobitet?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtuesi Politik i Qarkut të Kukësit, njëherësh kryebashkiaku Safet Gjici nuk po respekton aktin normativ që e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në çdo ambient që nga data 15 tetor 2020.


Gjici në një takim me asamblenë socialiste, në Njësitë Shishtavec,Topojan dhe Zapod, duket që nuk e përdor maskën, dhe shembullin e tij e kanë marrë edhe zyrtarët e tjerë të asamblesë që janë ulur në një tavolinë me të.


Edhe pse zona e Shishtavecit është një zonë malore dhe me ajër të pastër, përdorimi i maskës sipas aktit normativ është i detyrueshëm për gjithkënd, në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. (Përjashto kafenetë dhe restorantet)

6446 qytetarë deri më tani sipas informacioneve që jep policia e shtetit janë gjobitur për mungesën e maskës, duke çuar në buxhetin e shtetit 19.338.000 lekë.

Mbetet të shihet nëse Gjici dhe zyrtarët e tjerë socialistë do të gjobiten, për ta provuar se “para ligjit janë të gjithë të barabartë”.

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu