• |
ide | kryesore

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Ndërhyni dhe sigurojuni pagat e prapambetura të naftëtarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve. Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhe të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë. Ato shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do shkojë të negociojë me naftëtarët.

Prej nëntorit të 2018 naftëtarët nuk marrin pagat për punën në rafineri, teksa duket se kësaj radhe ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund. Fillimisht burrat rezistuan për 18 ditë, kurse tashmë gratë kanë hyrë në ditën e 10-të. Ato i kanë propozuar kryeministrit grup negociatorm kurse ky i fundit i ka vendosur kusht që të ndalojnë grevën dhe më pas të nisin negociatat.

STATUSI NGA SINDIKATA E NAFTËTARËVE TË BASHKUAR

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.
Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!



5 Comments

  1. E tha ish drejtoresha e tatimeve, Briseida Shehaj qe uzina eshte e shtetit dhe permbaruesi e ka marre ne menyre te jashteligjshme. Pra kompania qe e administron eshte ose i jep fitime Edi Rames. Tani mendoni pak me kujdes cfare ka ne pronesi ky kryeminister pazarexhi ne gjithcka dhe do kuptoni qe vetem vrima e b ythes se popullit i ka ngelur pa e zhvatur ende! As qe behet fjale te lejoje te humbase mandatin e 3te kur eshte bere si i cakerdisur se do derdhen 28 miliarde euro dhe nuk po e ze gjumi shkon e ben presion ne BE ti dergojne fondet, pra na flisni na jepni! Thirrini mendjes te gjithe dhe ju qe e mbeshtesni, po demtoni shume njerez e do hyni ne hak te Zoti me vdekjen e shume te varferve qe nuk e perballojne dot me jeten. Une jam brenda partise se tyre dhe i njoh shume mire c’monstra jane por nuk jam kriminel i shplare e vemje pa karakter! Protesta e rrezon, naftetaret i marrin rrogat vetem para kryeministrise!

    1. Pse ti akoma degjon Brisiden “e tatimeve” ..Ajo qe “t’rras n’burg pa problem”?Brisida eshte injorante sikurse edhe ajo baxhella tjeter e LSI qe mundohet te beje politike me parate e taksapaguesve te varfer shqipetare…Historine e privatit me permbarimin e thote dikush qe nuk ka idene si funksionon e drejta private. ne kete moment Uzina eshte shitur sikurse edhe pronat te cilat jane dhene garanci per borxhet pa fund! Rama eshte ndytesire e qelbet, por nuk ka fare pune ne kete histori. Shteti i ka imponuar privatit te mbaje ne pune mese 800 punonjes dhe keta nuk kane punuar prej vitesh por kane marre vetem rrogat per fushate. Pyetje: Zotrote rri dot 2 vite pa rroge? Kush eshte ai qe te jep veresie per 24 muaj? Apo u kujtuan tani se i bie sejcilit 10-15 euro per koke.. Leri keto filozofira se une i kam pare, dalin nga uzina me mercedes..Nuk po perpiqen per drejtesi por per 10-15 mije eur, e mos ki merak se nuk vdes njeri!Lero keto e mos bej sikur te vjen keq!

  2. EDI RAMA I PAGUAN BANDITET E INCERATOREVE DHE ZAGARET E TIJ TREDHUR NGA BOLET SI PSH ,CARLO BOLEN BOLINO,KOL SALLAKU SKYPE,BATON HAXHIUN ,SKENDER KURVA MINXHOZIN DHE MJERON E MJERUAR YMER GELBAZEN thotë:

    ATYRE PER INCERATOR EDI RAMA JUA JAP EDHE PARA KOHE BILES PA E NISUR PUNEN FARE ,KURSE KETYRE FAMILJEVE TE MJERA NUK JUA JAP RROGAT E TYRE,NUK KA PUNE ME E VESHTIRE SE SA PUNA E NAFTËTARËT

  3. Tani nqs uzina e rafinerise eshte privatizuar pagat tua japi privati qe s’ua ka dhene e jo shteti nepermjet taksave tona. Punetoret duhet te hedhin ne gjygj privatin per pagat e prapambetura dhe keto sindikatat e huaja ne vend qe ti bejn leter Rames ti ndihkoje punetoret duke mbuluar shpenzimet e gjygjit. Ca mund te beje shteti eshte shtetezimi i uzines dhe kalimi perseri ne pronesi te ministrise, pp shteti nga momenti i marrjes se pronesise eshte i obliguar per rrogat e jo tani apo per keto dy vite. Per punetoret me vjen realisht keq e se kuptoj pse se kan pezulluar punen qe muajin e pare qe si kan paguar po kan pritur 2 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *