• |
ide | kryesore

Spikerja e lajmeve merr propozimin për martesë live në emision

-Instant, F1, Paparazzi



Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, dhe spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë në studion e “Rudina”, pasditen e djeshme.

Ata janë njohur para 5 vitesh rastësisht, kur të dy ishin të fokusuar në punën e tyre. Të rinjtë u njohën gjatë protestave të PD-së në vitin vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici tek Komisariati nr 1 në Tiranë, së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Indriti ka qenë prej vitesh i angazhuar në PD me babain i tij, Fatmir Hoxha (kreu i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë), i cili është ndarë nga jeta para 2 viteve. Në një nga protestat e 2015-ës, Indriti, pjesëmarrës në protestë, shoqërohet nga policia së bashku me shumë figura dhe deputetë të PD-së në Komisariatin Nr 1.

Fabiola, gazetare terreni, ishte në pritje të deklaratave në këtë komisariat. Pas disa orësh pritje, del Indriti dhe aty e sheh dhe nga ai moment nuk i ndahet më. Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi. Ai ka shkuar tek lokali i Klanit dhe e takoi atë për herë të parë pas protestave dhe nga ajo kafe ka lindur dhe historia e tyre e dashurisë.

Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin, ia kthej me shaka “në burg”, por në fakt nuk është kështu e vërteta, se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj”, – tregoi Fabiola për “Rudina”.

Prej prej 3 vitesh, Indriti dhe Fabiola kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, por Fabiolës ende nuk i kishte ardhur asnjë propozim për martesë deri në momentin kur Indriti e ka marrë të vallëzojë me të në studion e Rudinës dhe është ulur në gjunjë me një unazë në dorë.

Fabiola është emocionuar shumë dhe e ka përqafuar. Ajo tha se nuk e kishte pritur që kjo gjë të ndodhte dhe se ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *