• |
ide | kryesore

Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Lajme, Të fundit



Presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se është koha që Kosova të bëhet anëtare e saj.

Ai u shpreh në rrjetet sociale se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve.

“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi.



1 Comment

  1. O Thaç beni nje here shtet e pastaj pretendoni per OKB e ku di une. Gjer tani arritjet qe keni jane fale ndihmes e mirkuptimit te nderkombetareve me ne krye SHBA, sa per seren tuaj se meritoni lirine qe keni. Jeni abuzuesit me te medhej te lirise, qe ka pare ky komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *