• |
ide | kryesore

Tuna vendos se do të shkëputet nga muzika

-Instant, Paparazzi, Slider



Tuna ka 1 vit që nuk është aktive në tregun muzikor shqiptar, sepse kënga e fundit që ka publikuar është “Amoni”. Ky projekt u hodh në treg në tetor të vitit të shkuar dhe këngëtarja nuk ka prodhuar më asgjë që prej asaj kohe.

Mirëpo nuk duhet të mbani shpresa për ndonjë këngë të re, sepse Tuna ka vendosur të shkëputet përkohësisht nga muzika. Burime pranë “Prive” kanë bërë të ditur se as në muajt në vazhdim nuk do të ketë ndonjë projekt nga Tuna. Gjithashtu ajo nuk do të shfaqet më në publik dhe duket se ky është një vendim personal i këngëtares.

Periudhën e izolimit këngëtarja e kaloi në Amerikë dhe më pas ajo u rikthye me një koncert në Gostivar. Ky i fundit u bë shkak për aludimet që u ngritën për një shtatzëni të mundshme, sepse në të Tuna shfaqej me bark më të fryrë se zakonisht. (Kliko) Megjithatë më vonë ajo vërtetoi se këto lajme nuk ishin të vërteta, duke pozuar me bikini dhe në foto ajo shfaqej me të njëjtat forma trupore si më parë. (Kliko)



2 Comments

  1. Tuna ishte shume e preferuar neper klubet e shqiperise disa kohe me pare. ne 2016 e kishte cmimin 5000 euro per koncert (pas zogut) cmim i frikshem per kohen, e prap se prap e merrnin. me pascmimi ra ne 4000 por nuk e mori me njeri. vjet beri vetem 1 koncert ke cinko dhe doli bloze… me pak fjale eshte tregu qe e ka perjashtuar Tunen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *