• |
ide | kryesore

Video/ Fati në histori, por feston Zidane! Real Madrid ‘pirat’ në Camp Nou

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk është hera e parë. Zinedine Zidane mbërrin tek litarët në një ndeshje të komplikuar dhe del triumfues nga kriza. Pas humbjeve me Cadiz e Shakhtar, Real Madrid shkoi të fitonte 3-1 në Camp Nou në një Clasico spektakolar e të luftuar. Avantazhi i Fede Valverde, barazimi i Ansu Fati, penallti e pagabueshme e Sergio Ramos, me polemikat të paevitueshme, e prekje klasi e Modric, që e nisi nga pankina. Messi ka patur ndonjë moment inspirimi por u shua gjatë ndeshjes e shkon në 6 Clasicos pa gol, nga maji i 2018 kur në Madrid ishte akoma Ronaldo. Për Barcelonën një pikë në 3 ndeshjet e fundit të Ligas, barazim me Sevilla, humbje me Getafe e Madrid.

Koeman zgjodhi të niste me dy minorenë, Ansu Fati e Pedri, të lindur në 2002 e akoma 17 vjecarë. Pankinë për Griezmann, Dest në të djathtë me rikthimin e Jordi Alba. Tek Madrid u rikthye Sergio Ramos, pastaj Zidane zgjodhi Valverde në vend të Modric e Asensio për të shoqëruar Benzema e Vinicius. Koeman e bëri Ansu Fati të bënte falso nueve, por ishte Madrid që goditi i pari. Asist i Benzema për Valverde që në diagolale mposhti Neto. Avantazhi nuk është se zgjati më shumë se tre minuta, sepse në të 9 Messi jep një top të gjatë për Jordi Alba, që kërkoi në zonë Ansu Fati, i përpiktë në devijimin në rrjetë.

Gol që ka hapur një debat historik: për Barçan djaloshi i lindur në Bissau është shënuesi më i ri në historinë e Clasicos, për MisterChip, e respektuara statisticiene spanjolle, në 30 mars të 1947 Alfonso Navarro shënoi kundër Madrid kur ishte 17 vjec e 356 ditë, tre më pak se Ansu Fati.

Rifillimi i ndeshjes ishte nën shenjën e Barcelonës. I shqetësua Madrid, aktiv Messi, ndërsa Ansu Fati gjithnjë prezent. Por në minutën e 60’ është momenti vendimtar i ndeshjes, me polemika natyrisht: në krosimin nga e majta Sergio Ramos rrëzohet në zonë. Nuk duket një gabim i qartë, por arbitri thirret nga Var, shkon të shohë tërheqjen e Lenglet ndaj kapitenit të Real, me fanellën e bardhë që zgjatet dukshëm, e vendos të fërshëllejë penalltinë që Ramos e transformon, duke shkuar në 25 penallti pa gabuar.

Koeman priti deri në të 82’ për të bërë ndryshime, duke hedhur në fushë Trincao, Griezmann, e Dembélé për Busquets e dy 17 vjecarët, por protagonisti në fund ishte Neto: portieri i Barças ndaloi dy herë Kroos e një herë Sergio Ramos. Në të 90’ Neto madje ndali edhe Rodrygo, por në topin e kthyer mbrojtja blaugrana ia dorëzoi topin Modric (që zëvendësoi Valverde) e kroati vallëzoi para Netos para se të fiksonte 3-1 me një prekje magjike me të jashtmen e të djathtës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *