• |
ide | kryesore

Video/ Supergoli i Antonios habit Citizens: Guardiola shpëton fytyrën me Foden

-Instant, Sport, Video



Barazim me rikuperim për Manchester City, i ndalur në transfertë nga West Ham me rezultatin 1-1. Në të 18’ Michail Antonio zhbllokoi rezultatin me një veprim fantastik në akrobaci; Foden, i sapofutur në fushë, barazoi llogarinë në të 51’ me një të mjaftë të fortë, pas sugjerimit të Cancelos. Formacioni i Guardiola rritet në finalen e ndeshjes, por nuk arrin të gjejë golin e përmbysjes. Të dy skuadrat ngjiten krah për krahë në kuotën e 8 pikëve në klasifikim.

Përfundon 1-1 sfida në London Stadium mes West Ham e Manchester City. Hammers në avantazh në të 18’: gol i cmendur i Michail Antonios, me një rovjeshatë fituese në krosimin nga e djathta e Coufal. Nuk mund të bënte asgjë Ruben Dias në markimin e ish-sulmuesit të Nottingham Forest. Ky i fundit, më pas, i vetëm përballë Ederson nuk shënoi, por u tregua i aftë edhe Garcia që i hoqi topin pa shkaktuar faull. Formacioni i Guardiolas ishte tepër pasiv dhe ndërprerjet e shumta nuk e linin të luante.

Pas pushimit, Foden mori vendin e një Aguero të shuar e zëvendësimi rezultoi i gjetur menjëherë: në të 51’, në fakt, ishte një depërtim i Cancelo që u lirua në të majtë e krosoi për mesfushorin e Citizens, që kontrolloi me shpinë nga porta e shpërtheu të majtën në shtyllën e parë. Citizens u mundua ta fitonte ndeshjen, por shpenzoi shumë, ndërsa në kohën shtesë Mahrez goditi shtyllën pas devijimit vendimtar të portierit kundërshtar. Rezultati i katërt pozitiv radhazi në Premier për të besuarit e Moyes; barazimi i dytë radhazi jashtë shtëpie në kampionat për City. Dy formacionet janë në kuotën e 8 pikëve, por nënkampionët e Anglisë kanë luajtur një ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *