• |
ide | kryesore

Video/ VAR ndihmon Lazion: Luis Alberto e Immobile rrëzojnë Bolonjën

-Instant, Sport, Video



Pas një humbje të shëmtuar në Marassi, Lazio i jep vazhdimësi fitores së rëndësishme në Champions League përballë Borussia Dortmund e mposht 2-1 në Olimpico Bolonjën. Vendosën ndeshjen dy gola në pjesën e dytë: Luis Alberto, më i miri në fushë, krijoi një kryevepër pas një gabimi të Danilos, tunel ndaj Svanberg e konkluzion me të djathtën, pastaj Fares inspiroi golin e dytë të goleadorit Immobile.

Në fakt, Bolonja ka protestuar për një episod në minutën e 13, ku Svanberg shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Mihajlovic, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës. Vetëm se VAR e ka anulluar, duke konsideruar faull, rrëmbimin e topit nga mesfushori i Bolonjës.

Skuadra e Mihajlovic u mundua shumë të mbante ritmin, madje bëri një ndeshje të pëlqyeshme, por rreziqet e vetme për portierin Reina kanë ardhur nga zëvendësimet e bëra, me lojtarët që u aktivizuan që bënë shumë më mirë se titullarët. Reina shpëtoi portën ndaj Barroë e Vignato, pastaj Santander krosoi për De Silvestri, që shënoi në kohën shtesë golin e 2-1. Por ishte vonë, për të shpresuar më shumë.

Strakosha ishte i padisponueshëm, Alija e pa ndeshjen nga pankina, ndërsa pati 16 minuta edhe për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës zëvendësoi Correan, por nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshje. 7 pikë në 5 ndeshje për bardhekaltrit e Inzaghi, ndërsa Bolonja është e 18 me vetëm 3 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *