• |
ide | kryesore

Zëdhënësja e PD për Veliajn: Autori i krimit kthehet në vendin e krimit. Bashkë me Ramën i zhytur në mafian e plehrave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa, vijon denoncimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Në faqen e saj në Facebook ajo shkruan:

Sa herë është në hall, Edi Rama përdor vemjen e bashkisë, pasi e di mirë se ai mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm qe ti mbushe mendjen shefit se nuk do tja zërë vendin.

Për këtë, ka ditë që vemja i bashkisë bredh lagje me lagje të Tiranës duke shpifur e gënjyer dhe duke moskursyer ne këtë llum banaliteti as viktima dhe familjare te tyre me shpresen se shefit te tij do ti pëlqejë kjo gjë.

Sic e kanë zakon prej vitesh, vemja dhe shefi i tij kthehen gjithmonë ne vendin e krimit duke perdorur fatkeqesine e viktimave dhe dhimbjen e tyre. Keshtu ndodh kur vemja shkon në Sharre dhe perpiqet te mos e kujtoje Ardit Gjoklajn, vdekja e te cilit eshte pergjegjesi direkte e tij.

Keshtu ndodh dhe kur permend 21 janarin, nderkohe vemja i Bashkisë dhe shefi i tij ja fshehin qytetarëve gradimin që i bënë në postin e kryetarit të PS-së në Mat dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti qitësit mbi viktimat e asaj dite.

Cila ishte merita e veçantë e qitësit të 21 janarit që mori këto pozita në PS dhe pushtetin vendor? Se shqiptarët e njohin vetëm për atë që bëri më 21 janar.

Nëse duan të përmendin 21 janarin, vemja dhe shefi i tij duhet t’ia fillojnë nga përgjigjia për këtë pyetje.

Sepse e vërteta është që ata jane ne hall te madh.

Të zhytur deri në fyt në mafian e plehrave, ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga ky hall.

Edi Rama dhe vemja e tij në bashki nuk njohin asnjë kod nderi, njohin vetëm kodin e mafias me të cilën po grabisin 400 milion euro të shqiptarëve.



5 Comments

  1. Bravo Lapexhiu. Per mua eshte nje kryeveper me karikaturat qe ben perdite shume here me godites se vete Lulja e vyshkur

  2. Ne rast se ti je e pa edukate dhe i drejtohesh te tjereve me epitetin vemja e bashkise atehere kujtdo qe nuk eshte ne formacionin tend i lind e drejta te te emertoje Bucja e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *