• |
ide | kryesore

Alarm në policinë kufitare/ Të shtëna me armë në Vlorë, ndalohen 2 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Triportit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se një 26-vjeçar, i identifikuar si Emiljo Çela, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

I riu që ka qenë i shoqërua bashkë me një shokun e tij, me inicialet F.Z., 26 vjeç. Ata janë pikasur nga Patrulla e Policisë Kufitare rreth orës 19:00 e cila i ka kërkuar ndihmë Policisë së Rendit.

Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga 26-vjeçarin Çelaj, shokun e tij, si dhe kanë sekuestruar armën, me të cilën u qëllua në ajër. Policia thotë se vijojnë hetimet së bashku me prokurorinë për këtë ngjarje. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *