• |
ide | kryesore

Analiza/ Ç’po ndodh në Itali dhe pse Shqipërisë i duhen më shumë testime për covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Është e lehtë të gënjesh përmes statistikave, por shumë më e lehtë të gënjesh pa statistika!”. Me këtë citat të Frederick Mosteller, epidemiologu shqiptar Ilir Alimehmeti ka bërë një analizë të asaj që po ndodh me pandeminë në Shqipëri dhe situatës në Shqipëri. Epidemiologu shqiptar ka analizuar shifrat e dhanë nga autoritetet italiane dhe thekson se sa e rëndësishmë është që të kryhen testime masive në Shqipëri sepse kjo jep një panoramë më të qartë të asaj që po ndodh. Më poshtë analiza e epidemiologut shqiptar i cili është edhe zv.dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

“Si gjithmonë e kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi! E kemi bërë në mars dhe vazhdojmë ta bëjmë në tetor! Por cilat janë shifrat e Italisë të para pa asnjë emocion? Publikimi i fundit zyrtar në Itali është kryer nga Istituto Superiore della Sanità dhe paraqet situatën dhe shifrat zyrtare në periudhën dyjavore 28 shtator – 11 tetor 2020. (linku i raportit).

Disa prej të dhënave janë paraqitur qartë përmes grafikëve, kurse disa të tjera janë në tekst dhe nuk janë vendosur në formë grafiku. Nuk është rastësi apo harresë nga ISS, por sepse ato të dhëna japin rëndësinë e vërtetë të infeksionit që i intereson popullatës. Për barazi informacioni, grafikët mungues i kam krijuar bazuar mbi tekstin e shkruar të raportit zyrtar.

Të dhënat kryesore:

Figura 3 tregon shpërndarjen e të infektuarve sipas grupmoshës:
47.1% janë 19-50 vjeç;
24.2% janë 51-70 vjeç;
17.3% janë 0-18 vjeç;
11.3% janë >70 vjeç.

Pra, moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç).

Tabela 1 tregon si janë zbuluar pacientët e infektuar:

31.6% përmes kontrolleve screening (testime masive);
30.6% përmes paraqitjes së simptomave;
30.5% përmes hetimit epidemiologjik;
7.3% nuk dihet.

Pra, mund të shihet qartë sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive.

Tabela 2 tregon kush po infektohet:

88.7% janë italianë autoktonë;
7.8% nuk dihet;
2.4 % janë raste të importuara nga jashtë shtetit;
1.1% janë lëvizje ndërmjet rajoneve italiane.

– Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone.
– Ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

TABELA 7 ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME dhe tregon VDEKSHMËRINË SIPAS MOSHAVE:

18-29 vjeç, 0 vdekje ndër 3.900 raste = vdekshmëria 0.0%;
30-39 vjeç, 2 vdekje ndër 6.009 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
40-49 vjeç, 4 vdekje ndër 9.182 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
50-59 vjeç, 23 vdekje ndër 10.600 raste = vdekshmëria 0.2%;
60-69 vjeç, 51 vdekje ndër 3.447 raste = vdekshmëria 1.5%;
70-79 vjeç, 15 vdekje ndër 170 raste = vdekshmëria 8.8%;
Moshë e paditur (potencialisht >80 vjeç), 14 vdekje ndër 91 raste = vdekshmëria 15.4%.

TOTALI: 109 VDEKJE NDËR 33.399 RASTE = VDEKSHMËRIA 0.3%

Vëreni se moshat 0-18 vjeç nuk janë fare në tabelë, ndërsa vdekshmëria totale është vetëm 0.3% (gripi sezonal është rreth 0.15%).

Dy grafikët e fundit janë të bërë vetë, pasi ISS-ja “nuk e ka parë të arsyeshme” ta bëjë informacionin të dukshëm vizualisht, por e ka paraqitur vetëm me tekst:

Grafiku 1: Gjendja klinike
55.9% e të infektuarve nuk ka asnjë shenjë të vetme klinike
15.7% e të infektuarve ka shenja minimale;
22.1% e të infektuarve ka shenja të lehta;
6.6% e të infektuarve kanë shenja të rënda (potencialisht të shtruar në spital);
0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike (potencialisht të shtruar në terapi intensive).

Pra, 92.7 e të infektuarve e kalojnë krejtësisht lehtë sëmundjen!

Grafiku 2: Ku gjenden të infektuarit?
91.2% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi;
7.63% e të infektuarve po trajtohen në spital në repart normal;
0.77% e të infektuarve (ose rreth 10% e shtrimeve totale) po trajtohen në spital në terapi intensive;
0.3% ndodhen në një anije karantinë (potencialisht emigrantë ose detarë).
0.1% ndodhen në spital ushtarak (potencialisht personel ushtarak).

Pra miqtë e mi, mesazhet kyçe janë:

VDEKSHMËRI (CFR) = 0.3%!
VDEKSHMËRI POTHUAJSE 0% DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ
92.8% NUK KANË NEVOJË KLINIKE TË SHTROHEN NË SPITAL!

 



1 Comment

  1. Megjithate, Conte urdheroi mbylljen e lokaleve nga pas ores 18:00. Me keto te dhena, duket se virusi eshte bere me ngjites ose te pakten perhapet me shume, por forca e tij ka rene. Megjithate duhet te mbyllen vendet e punes, duhet te shkaterrohet ekonomia dhe njerezit nese nuk vdesin nga covid 19, duhet te hane njeri-tjetrin. Strategji qe i intereson dikujt me sa duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *