• |
ide | kryesore

Capital T: Bashkëpunimi me Enin, më i dobëti në karrierën time

-Instant, Paparazzi, Slider



Capital T  gjatë karrierës së tij ka realizuar bashkëpunime të shumta me një sërë artistësh shqiptarë.

I njëjti mbrëmjen e djeshme (e shtunë) ka qenë i ftuar në “Shiko kush Luan”, teksa në njërën prej sfidave u përgjigj në disa nga pyetjet dedikuar jetës dhe karrierës së tij. Përballë artistit qëndronte tabela me fotografitë e shumë prej kolegëve me të cilët ai ka bashkëpunuar.

Një nga pyetjet drejtuar tij ishte: “Cilin nga bashkëpunimet e konsideron si më të keqin e karrierës tënde?”, pa u menduar fare, Capital T ka shënjestruar Eni Koçin. Më pas, u pyet se cili prej kolegëve ishte më pak i talentuari sipas mendimit të tij.

I njëjti goditi sërish foton e Enit duke lënë të kuptohet se raportet e tyre nuk janë edhe aq të mire.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *